×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Qeveria nuk po bën sa duhet për krizën ekonomike, s’ka vota as për propozimet që sjell vetë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Zëdhënësi për media i PDK-së, Avni Bytyqi, ka theksuar se PDK-ja është e indinjuar mbi qasjen e Kryeministrit Hoti dhe koalicionit qeverisës për të adresuar drejtë problemin e krizës ekonomike në vend.

    Megjithëse dështoi që të kalojë Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, Bytyqi thotë se PDK-ja ka qenë e gatshme që ta mbështesë këtë ligj.Në fund të shkrimit ai thekson se Qeveria po dështon të kalojë edhe propozimet që vetë is jellë në kuvend.

    Postimi i plotë:

    Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë për qasjen e Kryeministrit Hoti dhe koalicionit qeverisës për të adresuar drejtë problemin e krizës ekonomike në vend.

    Sot gjatë seancës Qeveria e Republikës së Kosovës dështoi që t’i sigurojë votat e saj për të miratuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

    Megjithatë siç e kemi shprehur me dhjetëra herë, PDK ka qenë më se e gatshme që të mbështesë këtë ligj jetik për ekonominë e vendit.PDK ka pasur vetëm një kërkesë minimale, që propozimin ta harmonizojmë dhe ta plotësojmë aty ku ne besojmë se nuk është bërë mjaftueshëm dhe ka pasur mundësi të bëhet gjithnjë në dobi të qytetarëve tanë.Edhe pse në opozitë PDK në vazhdimësi ka përkrahur ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, madje edhe atëherë kur vetë deputetët e shumicës nuk kishin ardhur në seancë. Në fakt, ne në fillim të pandemisë ishim të vetmit që kishim propozuar një program të detajuar përmes një ligji të vecantë, ligj ky i cili është ende në procedurë e shumë lehtë mund të integrohet në propozimin e qeverisë.Për hir të korrektësisë ndaj opinionit publik, duam të theksojmë përsëri se ne edhe sot kërkuam bashkërendim dhe bashkëpunim me qeverinë, e cila për çudi nuk po i siguron as votat e veta për propozimet që vetë po i sjellë në Kuvend.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FrontOnline ka sqaruar se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave dhe janë duke pritur...
    Lajme21 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë datë specifike se kur mund të bëhet certifikimi i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me...
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Të tjera
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Lifestyle21 Mars 2025
    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë...
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.