×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas anulimit të vendimit për shkarkim, Sejdiu pret t’i kthehet punës brenda 8 ditëve

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Ish-drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka pranuar vendimin nga Inspektorati i Punës për anulimin e Vendimit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin e tij nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Sejdiu ka thënë se Inspektorati Shëndetësor obligon që brenda 8 ditëve të zbatohet anulimi dhe të kthehet në pozitën që ka qenë.

    “Është një lajm i mirë për mua sepse vendimin për shkarkim e kam konsideruar si të jashtëligjshëm dhe ofendues për punën time të ndërgjegjshme. Sot e kam marr vendimin nga Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati Shëndetësor obligon që brenda 8 ditëve të zbatohet dhe të kthehem në pozitën që kam qenë”.

    “Është një vendim ku të gjitha arsyetimet e listuara të vendimit për shkarkim i ka hedhur poshtë sepse në arsyetim shihet se auditori i brendshëm është për ta këshilluar menaxhmentin; ndërsa në raportin e auditorit të jashtëm ceket që viti 2018 ka qenë i shkëlqyeshëm ku vërehet se të gjitha rekomandimet kanë qenë të zbatuara”.

    “Kemi bërë një punë me vet mohim për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët tanë. Vendimi ka qenë i pritshëm sepse edhe në atë ditë kur e kam marrë vendimin papritmas, aty ceket se të gjitha procedurat janë të shkelura”.

    Sejdiu shton se bordi nuk ka të drejtë ta shkarkojë drejtorin e SHSKUK-së. Sipas tij, arsyetimet e këtij bordi nuk qëndrojnë asnjëra.

    “Pozita e drejtorit nuk e kam marrë si privilegj, por si përgjegjësi që të kontribuoj në përmirësim të shëndetit. Vitin e kaluar kemi pasur 3500 intervenime në zëmër që nuk e ka asnjë institucion tjetër në Ballkan. Kemi përmirësuar të gjitha klinikat edhe me shërbimet, me infrastrukturë, një punë e palodhshme, në fund drejtësia del në pah dhe vlerësohet drejt një vendim i cili ka qenë joligjor dhe është hedhur poshtë”.

    Ai ka thënë se pas shkarkimit të tij, të gjitha klinikat më vitale të QKUK-së e kanë marrë teposhtën për shkak të keqmenaxhimit.

    “Kjo nuk dëshmon asgjë tjetër përveçse keqmenaxhim. Klinikat më vitale të QKUK-së janë atakuar”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.