Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxehet debati mes Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës, “S’ke të drejtë”, “Unë jam sherifi këtu”

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është nxehur debati mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, dhe deputetit të LDK’së, Kujtim Shalës. I gjithë debati është nxitur pas ndërhyrjes që Osmani ka bërë në fjalën e ministres Meliza-Haradinaj Stublla e e cila po kritikonte qeverisjen e Albin Kurtit, raporton Front Online.

    Shala i ka thënë Osmanit se nuk mund të ndërhyjë dhe të bëjë komente të fjalimeve që bëhen në Kuvend dhe që s’i lejohen pozicionimet politike.

    “Provat që ju mundoheni t’i paraqisni kundër qeverisë janë të mjaftueshme. Por ju s’mund të bëni komente politike, sepse nuk e lejon procedura”, ka thënë Shala.

    Derisa Osmani ka qenë shumë e ashpër duke i thënë Shalës se s’jeni mësuar me kryetar të Kuvendit që respektojnë rregulloren e Kuvendit.

    Ajo ka thënë se deputetët e LDK’së janë mësuar me kryetar Kuvendi të cilët i kanë quajtur edhe pjesë bandash.

    “Ju jeni mësuar me kryetar të Kuvendeve që i keni quajtur pjesë të bandave, dhe tashmë s’mund të duroni një kryetare që respekton rregulloren. Ju duhet të mësoheni sepse siç thonë amerikanët “There is a new Sherif in town.Duhet ta harroni që unë drejtoj seanca vetëm në mënyrë teknike”, ka thënë ajo.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/300669577651396/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së hënë në veri. Ajo tha se dhuna...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dje në Zveçan, ka theksuar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar...
    Lajme30 Maj 2023
    Dragan Nedeljkoviq, që mediat serbe po e quajnë “anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të komunës së Zveçanit”, ka folur para gazetarëve serbë....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Shërbimi publik gjerman ka transmetuar një artikull për grupin e Veljko Belivuk nën titullin “Huliganë, klane droge dhe presidenti i Serbisë”. Në...
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, theksoi se BE-ja dënon fuqishëm “dhunën tronditëse në...
    Lajme30 Maj 2023
    Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të...
    Lajme30 Maj 2023
    Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se ai sot s’ka dalur në zyrën qendrore të kësaj komune....
    Lajme30 Maj 2023
    Dhjetëra protestues janë mbledhur në Zveçan. Rrugët janë të mbushura me gjësende të cilat u hodhën një ditë më parë nga protestuesit....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.