×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga zyra e Borellit: Liberalizimi i vizave për Kosovën të trajtohet me urgjencë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kohëve të fundit është kthyer në temë kryesore liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo çështje është kthyer edhe në debat publik në rrjetet sociale mes diplomatëve evropianë, i nxitur nga diplomati amerikan, Richard Grenell.

    Grenell, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe gjatë ditës së sotme në Twitter duke shkruar se e mirëpret takimin e 10 korrikut ku do të diskutohet për dialogun Kosovë – Serbi, por gjithashtu ka kërkuar që çështja e vizave të përmbyllet në këtë takim.

    “Jemi të kënaqur të shohim se Evropianët do të mbajnë një takim me 10 korrik për diskutime të mëtejme me Kosovën dhe Serbinë. Ne u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre. Shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave të përmbyllet në këtë takim”, shkroi ai.

    Lajmi.net ditë më parë është interesuar se cili është qëndrimi i Shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell karshi liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Nga Zyra e Borell për lajmi.net janë shprehur se liberalizimi i vizave për kosovarët vazhdon të jetë objektiv i tyre, përderisa edhe Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka përmbushur standardet për liberalizim.

    Më tutje në përgjigjen e tyre thuhet se propozimi për liberalizimin e vizave për kosovarët është pezull në këshill, por kanë theksuar gjithashtu se duhet të trajtohet si çështje urgjente.

    “Në disa raste, ne kemi shprehur publikisht qëndrimin tonë kundrejt liberalizimit të vizave. Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetet objektivi ynë i përbashkët, derisa Komisioni dhe EEAS qëndrojnë prapa vlerësimit se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për të përshkuar rrugën drejt liberalizimit të vizave. Propozimi është pezull në Këshill, i cili duhet të trajtohet si çështje urgjente.”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Borell për lajmi.net.

    E lidhur me këtë çështje 42 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë dërguar kërkesë presidentit të Francës për heqje të vizave për kosovarët. Nuk është rastësi që kjo kërkesë i drejtohet Francës pasi mendohet si shteti më skeptik lidhur me këtë vendim.

    “Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandes, Mark Rutte, me kërkesën që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar tshmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Vetëm në kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë”, shkroi Andrey Kovatchev anëtar i Parlamentit Evropian.

    Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e radhës të Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih,...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austri ku një adoleshent 14-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe katër persona të tjerë janë...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të të mbajë mot kryesisht i vranët . Temperaturat minimale pritet të jenë...
    Vip15 Shkurt 2025
    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për Misione të Posaçme,...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë të shtunën ka filluar numërimi i votave edhe në qytetin e Mamushës....
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë, 37 vjeç, dhe vajza e saj dyvjeçare kanë vdekur nga plagët e marra në sulmin me makinë të së enjtes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.