×
  • Lajme
  • Lajme

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë

    FrontOnline
    09 Maj 2023

    Besueshmëria ndër vite në procedurat doganore, do t’ia lehtësojë rrugën prodhuesit dhe eksportuesit më të madh kosovar.

    Kompanisë “Ventius International” që dërgon gjithandej botës produktet e njohura “Comodita”, i është ndarë certifikata si operator i autorizuar ekonomik nga Dogana.

    Ky koncept të cilin e përdorin edhe shtete tjera perëndimore, ndikon në efikasitetin e punës, sidomos tek eksportuesit.

    Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tregon se ky autorizim lehtëson qarkullimin e mallrave,

    por edhe e kursen kohën e eksportit, pasi i përshpejton procedurat.

    Për ta siguruar këtë certifikatë, kompanitë duhet t’i përmbushin me përpikëri të gjitha standardet

    e parapara me ligj. Prandaj Dogana konsideron se operatorët e tillë janë pasuri edhe për shtetin.

    Ky koncept për Operatoret e Autorizuar Ekonomik në kuadër të Doganës zbatohet nga viti 2018, ku deri më tani kanë përfituar 10 kompani vendore me synim për të shtuar të tjera.

    Lehtësimi i barrierave doganore, përmes këtyre autorizimeve, po besohet se do të ndikojë në

    krijimin e një ambienti më të favorshëm për prodhuesit vendorë, por edhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Përveç eksportuesi më i madh në vend, Comodita është edhe një ndër

    prodhuesit më të mëdhenj të dyshekëve dhe shpuzës në kontinent. Gjatë vitit, eksportohen rreth dy milionë dyshekë. Muajin e kaluar, 23 kontejnerë me këto produkte u nisën nga Gjakova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.