Në Gjakovë janë kthyer rastet e infektimeve me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Ferdinand Kolaj thotë se Gjakova prej dy muajsh nuk kishte regjistruar raste me coronavirus.
“Para dy ditësh u paraqit një rast në fshatin Rugovë. Pesë raste duket se janë raste kontakti nga rasti në Rugovë ndërsa një rast mendohet se është burim i ri”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kolaj thotë se më parë në Gjakovë 15 raste janë shëruar nga coronavirusi ndërsa një tjetër ka humbur jetën.
Drejtori i Shëndetësisë thotë se ditëve në vijim do të gjurmohen kontaktet e këtyre rasteve në mënyrë që sa më parë të izolohen rastet dhe të mbyllet qarku i infektimeve.