×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa, Haradinaj e Hoti takohen brenda dy ditësh, temë diskutimi përçarjet brenda koalicionit qeverisës

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Brenda dy ditësh pritet të ndodh takimi mes Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, ku pritet të diskutohen raportet mes dy partnerëve të koalicionit, të cilat së fundi kanë pësuar lëkundje.

    Madje në këtë takim do të merr pjesë edhe Kryeministri, Avdullah Hoti.

    Takimin e ka konfirmuar për gazetën Objektiv vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    “Me z. Haradinaj pres te takohemi këto dy tre dite në koordinim me Kryeministrin”, ka thënë shkurt Mustafa.

    Ditë më parë Mustafa kishe paralajmëruar takim me Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

    Ai e ka komentuar edhe çështjen e rrugës Deçan-Plavë, punimet e së cilës u ndalën para pak ditësh nga Kryeministri Hoti, pasi ato kishin nisur pa paralajmërim nga kryetari i Deçanit, që vjen nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj.

    Mustafa tha se Ramosaj po e shpërfill ligjin dhe aktgjykimin e Kushtetueses sa i përket kësaj çështje.

    “Sa i përket rrugës te Manastiri i Deçanit, unë nuk shoh asnjë mosmarrëveshje ndërmjet Kryeministrit Hoti dhe Kryetarit të Komunës së Deçanit z. Ramosaj. Por shoh mosmarrëveshje dhe mospërfillje të Ligjit mbi zonat e veçanta dhe të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Deçanit. Sa kam vërejtur unë, Kryeministri iu ka referuar respektimit të Ligjit, asgjë tjetër, dhe kërkimit të një zgjidhjeje për qytetarë”, ka përfunduar Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Kurti i cili tha se “do të kujdesemi për ruajtjen...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ambasada e Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje  për të festuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në njoftimin e lëshuar në Facebook...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Nenad Rashiq, kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ngritur dyshime...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për...
    Vip12 Shkurt 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari edhe pse joaktive në muzikë, ajo është shumë afër ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Sidomos...
    Vip12 Shkurt 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu herë pas herë ndan postime me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe së fundmi në...
    Vip12 Shkurt 2025
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, është shndërruar për pak kohë në “molere”. Ajo është paraqitur në Instagram duke...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Gjermania është përshirë në greva, me ndërprerje të punës që godasin shërbimet publike në vend duke përfshirë sot edhe sistemin e transportit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.