×
  • Lajme
  • Lajme

    Lansohet platforma online për komunitetet, Kurti: Politikat të funksionojnë sa më mirë për ta

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën mori pjesë në përurimin e platformës online për komunitetet, ku u theksua se mbështetja e komuniteteve mbetet një nga prioritetet e Qeverisë, dhe tashmë platforma IOM është një nga shtysat për mbështetje edhe më të madhe, raporton Ekonomia Online.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se është e rëndësishme mbështetja e komuniteteve.

    “Nuk është e mjaftueshme të ndajmë miliona euro, asnjë nuk është e mjaftueshme për minoritetet tre milionë vitin e kaluar dhe një milionë muajin e kaluar, duhet të sigurojmë që çdokush të gjithë të kenë informata dhe të aplikojnë për këto mundësi. Për të krijuar mekanizima jo vetëm për çështjen e diplomave për komunat veriore nëse duam të arrijmë bashkëpunim për komunitetet duhet të krijojmë organizata që komunitetet të kenë qasje dhe mbështetje”, tha Kurti.

    Kurti ka thënë se ka takuar çdo katër muaj zyrtarë të komunave për kthim dhe komunitete si lidhje kryesores mes qytetarëve për shërbime dhe mundësi.

    “Të dëgjojmë nga komunitetet që t’i bëjmë këto politika që të funksionojnë sa më mirë për to. Përmes platformës online E-Kosova qytetarëve iu kemi mundësuar të kenë qasje në platformë, kemi hapur zyra lokale për komunitete si ajo në Mamushë, agjencioni i hapur në Leposaviq. Kam mbajtur takime çdo katër muaj me zyrtarë të komunave për kthim dhe komunitete si lidhje kryesores mes qytetarëve për shërbime dhe mundësi. Së shpejti do fillojmë tryeza të rrumbullakëta me komunitetet”, theksoi kryeministri Kurti.

    Anna Rostcoka, shefe e misiionit, IOM, tha se kjo platformë do ndikojë në përmirësimin e të drejtave të minoriteteve dhe përmirësimin e kohezionit. Platformat janë si rezultat i përfshirjes së IOM ka thënë ajo.

    “E dimë se kjo ka sfida minoritare dhe etnike në secilin vend të botës. Komunitetet përballen me probleme në barazi, këto sfida minojnë kohezionin social dhe zhvillimin njerëzor. Me këtë platformë do përmirësohet qasja e komuniteteve. Platforma ofron hapësirë për mësim të përbashkët”, tha ajo.

    Rostocka ka thënë se së bashku mund t jemi në gjendje të ballafaqohemi me këto sfida.

    “Në njërën anë mundëson që komunitetet të ngrisin nevojat dhe aspiratat e tyre. Në anën tjetër platforma do tu mundësojë autoriteteve të përfshihen në mënyrë domethënëse për kërkesat e tyre. Do kemi mundësi të shohim së si bashku mund të punojmë me platformën. Shpresoj se së bashku do të jemi në gjendje të ballafaqohemi me këto sfida”, shtoi Rostcoka.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës, dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    “Bashkëpunimi në mes institucioneve është vota dhe ndihmon të kemi përfaqësim të duhur. Kjo platformë në gjashtë gjuhë është adresuar për të ballafaquar dhe adresuar nevojat e tyre, kjo platformë ndihmon në gjithëpërfshirjen për të gjithë. Si Mbretëri e Bashkuar e mirëpresim bashkëpunimin dhe t’i përgjigjemi financimit në zbatimin e nevojave të komuniteteve”, tha Hargreaves.

    Jurg Sprecher, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, tha se platforma IOM, jep mundësinë e njohjes më të thellë të problemeve për komunitetet.

    “E dimë nga përvoja jonë historike se sa e rëndësishme është mbështetja e minoriteteve dhe religjionit. Dua ta njoh krijimin e platformës kombëtare për mbrojtjen e diskriminimit me mbështetje nga Zvicra. Kjo platformë jep mundësi që të njihemi më shumë me nevojat e komuniteteve. Platforma që lansohet sot është një mjet shumë i rëndësishëm për të njohur problematikat e komuniteteve, projekti i IOM ka për qëllim të promovojë dhe përmirësojë qasjen në arsim të komuniteteve”, tha ai.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.