Zyra e OBSH-së në Kosovë ka lansuar së fundmi një video sensibilizuese lidhur me përdorimin e maskave mbrojtëse dhe kujdesin që duhet treguar ndaj COVID-19.
Në këtë video tregohet për përdorimin e dy llojeve të maskave asaj mjekësore dhe maskës prej pëlhure.
Maska mjekësore apo të njohura si kirurgjikale mbajnë punëtorët shëndetësorë, individët që kanë simptoma të COVID-19 dhe ata që kujdesen për dikë që dyshohet se konfirmohet me COVID-19.
Sipas Zyrës së OBSH-së në Kosovë, në zonat ku COVID-19 është i përhapur dhe distnacimi fizik prej të paktën 1 metër nuk mund të arrihet, këtë lloj të maskave duhet ta bartin të moshuarit mbi 60 vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore kronike.
Sa i përket maskës nga pëlhura, OBSH rekomandon që këtë lloj maske ta mbajnë njerëzit që nuk kanë simptoma të COVID-19 ku virusi është i pranishëm në masë dhe distanca fizike prej të paktën një metër nuk mund të arrihet.
Këto maska rekomandohet të barten edhe në ambientet publike siç janë: transporti publik, vendet e punës, shitoret ushqimore dhe vendet e tjera me shumë njerëz.
Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 119 raste me coronavirus, duke quar numrin total të të infektuarve në 5,237. Të shëruar gjatë 24 orëve të fundit ishin 92 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462 ndërkaq 115 persona kanë humbur jetën.