×
  • Lajme
  • Lajme

    Malishevë: Shumica e qytetarëve po bartin maska, komuna shpërndan tek ata që nuk kanë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Shumica dërmuese e qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët dalin për të kryer obligime të ndryshme në qytet, po i bartin maskat mbrojtëse për fytyre, e po ashtu edhe bizneset kanë vendosur dezinfektues dhe njoftime paralajmëruese, duke respektuar vendimet e qeverisë për masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

    Bizneset, por edhe qytetarët në rrugë po vëzhgohen nga inspektorati komunal dhe policia, në kuadër të vetëdijesimit të tyre për obligimin e mbajtjes së maskave dhe masave tjera mbrojtëse ndaj virusit korona.

    Ndërsa qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë vendosur maska, Komuna e Malishevës, sot ju ka shpërndarë maska mbrojtëse për fytyrë, në rrugë dhe në afërsi të markteve, si dhe i kanë njoftuar për obligimin që kanë për mbajtjen e maskave mbrojtëse.

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, i kanë vizituar disa nga marktet dhe i kanë takuar qytetarët në rrugë, të cilëve ju kanë shpjeguar vendimin dhe detyrimin për mbajtjen e maskave, si dhe i kanë furnizuar me maska, të gjithë ata që nuk kishin maska mbrojtëse.

    Të gjitha këto aktivitete bëhen me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës nga pandemia e COVID-19 si dhe për zbatimin vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për masat shtesë për mbrojtje ndaj kësaj pandemie.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё...
    Lajme16 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka nisur fushatën për parandalimin e zjarreve me moton “mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”. Në kuadër...
    Lajme16 Mars 2025
    Disa punëtorë kanë humbur jetën në vendet e punës vitet e fundit në rajonin e Prizrenit. Prokuroria konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka takuar të lënduarit në zjarrin në diskotekën në Koçan, të cilët janë shtrirë...
    Lajme16 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 51 personave si pasojë e shpërthimit të zjarrit në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve të viktimave që vdiqën si pasojë e zjarrit...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Përmes rrjetit social, X, Osmani shprehu ngushëllime...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.