×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri pyetet pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, kjo është përgjigja e tij

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit në një konferencë për media ka folur edhe sa i përket emërimit të zëvendësministrave nga komuna e Gjilanit të cilët i ka përgëzuar.

    I pyetur pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, ai ka thënë se nuk ka qenë i interesuar që të shtynte persona në pozita udhëheqëse në Qeverinë Hoti pasi deputet e zgjedhur të cilët edhe ashtu janë të paktë nga Gjilani nuk ka qenë e rrugës që ti lirojnë pozitat e tyre.

    “Në hapin e dytë të zv.ministrave do të ketë emra dhe profesionistë që do t’i bashkohen qeverisë për të ndihmuar në realizimin e programit qeverisës, prej tyre do të ketë edhe nga Gjilani. Ai ka thënë se Gjilani ka përfaqësim më të vogël në histori, LDK ka 4 deputetë, VV ka 3 deputetë. Çështja e ministrave është e profilit, programit politik dhe interesave politike për përfaqësim. S’kam pas interes me shty dhe me mbështet përfaqësim në nivel të ministrave në këtë mandat”, ka deklaruar Haziri.

    Ai ka thënë se as vet ska pranuar të marr pozita në Qeverinë Kurti pasi ka qenë i interesuar që të përfundoj mandatin e kryetarit të komunës së Gjilanit.

    “Vet nuk kam pranuar në qeverisjen LDK -VV me marrë pjesë, pasi kam dashur me kry mandatin tim si kryetar i Gjilanit dhe askush tjetër nuk ka pas interesim. S’kam qenë i interesuar që deputetët të zgjedhur me marrë pozitën e ministrave”, tha Haziri./Express

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Lajme31 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ushtarët amerikanë që humbën jetën tragjikisht në Lituani gjatë disa ushtrimeve. “Sot u bashkohemi miqve tanë amerikanë...
    Lajme31 Mars 2025
    Visar Ymeri ka thënë se trysnia më e madhe për krijimin e qeverisë së re duhet ti bëhet Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    Vip31 Mars 2025
    Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka njoftuar një ndryshim të papritur në numrin e finalistëve për këtë edicion. Ndryshe nga pritshmëritë...
    Lajme31 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani. Përmes një mesazhi në “X” Rama...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.