×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Loja me tenderë në komunën që e drejton Xhafer Tahiri

    FrontOnline
    30 Gusht 2019

    Për larje normale të automjeteve komuna e Vushtrrisë që drejtohet nga Xhafer Tahiri, Operatorit Ekonomik (OE) të kontraktuar për këtë punë duhet t’i paguaj 2,95 euro, e deri sa për larje speciale të automjeteve komuna Operatorit të njëjtë duhet t’i paguaj 2,5 euro, apo 0,45 euro më pak.

    Çmimi për larje normale të automjeteve është çmim i tregut, por jo edhe çmimi për larje speciale, pasi që çmimi i tregut është shumë herë më i lartë se sa ai që e ka ofruar kompania me të cilën tashmë Komuna ka bërë kontratë.

    Por, duke përdor çmime të tilla Operatori Ekonomik më të cilin komuna ka nënshkruar kontratën ka dalë edhe të jetë fitues i këtij procesi të prokurimit.

    Në kontratën e siguruar nga Front Online thuhet se për 2920 larje të zakonshme, komuna e Vushtrrisë duhet t’i paguaj Operatorit Ekonomik 8,614 euro, e deri sa për 44 larje speciale të automjeteve komuna duhet t’i paguaj Operatorit Ekonomik  “Gumnishta” me të cilin ka kontratë 110 euro, apo 2,5 euro për copë.

    Po ashtu, edhe çmimi për larje të motorëve të kerrit duket të jetë çmim manipulativ pasi që çmimi prej 1,75 euro është çmim shumë më i ulët se sa që është çmimi real në treg.

    Burime të Front Online brenda komunës bëjnë të ditur se çmimet janë manipulative, pasi që sipas tij janë shumë të rralla herët kur behët larje speciale e kerreve zyrtarë, por edhe kur pastrohen motorët e tyre / Front Online /

    Nga Rubrika
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.