×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Loja e rrezikshme për fëmijë/ Pas “Balenës Blu” vjen “Jonathan Galindo”, flet 13 vjeçari: Më thanë mos e lër lojën ose do ta vrasim familjen

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Pas lojës virtuale Balena Blu, është krijuar një tjetër profil i rrezikshëm në emrin e “Jonathan Galindo”. Duke përdorur rrjetet sociale, përdorues anonim nën imazhin e një njeriu të veshur me maskë qeni, një karakter i njohur vizatimor, fillimisht ju bëjnë ftesë për miqësi e më pas të vjen mesazhi “A do të luajmë një lojë”.

    Nëse refuzon të luash lojën që i referohet 50 sfidave si në Balenën Blu që sfida e fundit është vetëvrasja, atëherë fillojnë kërcënimet.

    Intervista me 13-vjeçarin

    Gazetarja Kristi Gongo-Çfarë sfidash ka?

    “Për shembull të thonë gjuaje veten me shpulla. Të thonë hidhu nga pallati. Hyp në litar dhe rri pesë minuta, edhe hiqe karrigen kur të hypësh. Më thoshin priti damarët me thikë se nuk te gjen gjë e do të të jap dhuratë”.

    -Si re në kontakt me ta?

    Në instagram dhe Facebook. Të shkruajnë vetë në anglisht ‘Do you want to play’? Nuk të marrin në kamera, vetëm me fjalë. Nëse i shkruan shqip të shkruajnë dhe shqip. Kanë shumë profile. Për herë me qen dalin, janë me emra të huaj. Kur flet me ta, të kercënojnë . I thua që s’dua ta bëj këtë lojë, e të thonë që të di shtëpinë dhe nxjerrin foton tënde ose te familjes për të te futur frikën.

    -Ty ta kanë çuar?

    Po. Më thanë mos e lër lojën ose do ta vrasim familjen.

    -I bëje këto sfida?

    Jo, unë më shumë tallesha me ta se unë e dija ça janë po ata nuk e kuptuan që unë e kisha marr vesh.

    -Sa vjeç je?

    13 vjeç. Nuk merren me mosha madhore por vetëm me fëmijë se e dinë që kanë frikë.

    -U ke thënë prindërve për këtë problem?

    Po. Edhe më thanë mos e luaj më. Unë e kam lënë, se luaj më. Aq qëndrova, një javë.

    -Çfarë këshille do u japësh të gjithë bashkëmoshatarëve të tu?

    Po ju shkruajtën nëpër rrjete sociale mos i ktheni përgjigje fare. Futi block. Mos merren me të se pastaj i fut frikën dhe detyrohen të luajnë.

    -Ka shumë në shoqërinë tënde që e luajnë?

    Po, ka.

    “Jonathan Galindo” nuk është i njohur në Shqipëri vetëm nga 13 vjeçari, por dhe nga fëmijë të tjerë. Pavarësisht se në një njoftim për shtyp policia pas hetimit të krimeve kibernetike ku kishte zbuluar këtë lojë virtuale të përhapur së fundmi në botë, thotë se nuk ka evidentuar raste të tilla në vendin tonë , megjithatë bën thirrje për monitorimin ,veçanërisht, të fëmijëve.

    “Të bëjnë add në fillim e pastaj të dërgojnë mesazhe për të bërë veprime absurde. Sa e mora vesh, e fshiva tik tokun fare”, thotë një vajzë.

    “Në një bisedë me djalin më shfaqi frikë sepse e kishin bërë bisedë në shkollë. E u shqetësuam e bëmë problem. Kishte frikë prej fenomenit balena blu që e detyronte për veprime të ndryshme . Dmth ishim ne që duke e pyetur vazhdimisht ca problemesh ka që e kuptuam se po e neglizhove mund të kalojë pa e kuptuar”, thotë një prind.

    Ndërsa psikologët tregojnë se fëmija kuptohet kur ndihet në rrezik pasi shfaq disa shenja, ndaj duhet të tregohemi të vëmendshëm me ta.

    “Duhet të jemi shumë vigjilent dhe është pikërisht ai moment kur duhet të sillemi si fëmijë, të jemi miq të tyre. Për t’iu shpjeguar që ka gjëra që janë të dëmshme dhe të rrezikshme por që nuk gabojnë nëse flasin. Me këtë lojë ata veçohen, fillojnë të mos ushqehen , të mos flenë. Të mos kenë një regjim normal ditor”, thotë Grejsi Ndoja.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.