Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi jep detaje për vdekjen e 33-vjeçarit nga Rahoveci: Edhe tre familjarë të tij të infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Sot në Rahovec është raportuar vdekja e një 33-vjeçari i cili ishte i prekur me coronavirus.

    Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi për RTV Dukagjinin thotë se tashmë të ndjerit, me 7 gusht i është marrë mostra dhe i njëjti më 9 gusht ka rezultuar pozitiv.

    “Ai në fillim ishte shtruar në Klinikën Infektive në Gjakovë e që më pas është përcjellë për në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Atje ka qenë duke u trajtuar me oksigjeno terapi për 24 orë. Ai ka pasur një pneumoni në mushkëri. Sot rreth orës 14:30 është konfirmuar vdekja e tij si pasojë e komplikimeve serioze që i kishte shkaktuar coronavirusi”, tha ai.

    Latifi thotë se edhe tre pjesëtarë të familjes së të ndjerit janë të prekur me coronavirus.

    “Vëllai i moshës 45 vjeçare ka gjendje stabile dhe është i shtrirë në QKUK dhe është duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Babai i të ndjerit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Gjakovë ndërsa axha është në Klinikën e Pulmologjisë. Që të tre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”.

    Kryetari i Rahovecit thotë se për momentin në këtë komunë janë 107 të shëruar, 22 raste aktive dhe 24 raste që kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e infeksionit me coronavirus./

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC, ku foli për tensionet në Veri të Kosovës. Ai doli krah BE-së dhe...
    Lajme02 Qershor 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i është bashkuar thirrjeve të përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të...
    Lajme02 Qershor 2023
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Klinë, sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me këtë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka njoftuar se ekipi i RTV 21, është ndjekur nga persona të maskuar në Leposaviq....
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryeministri i i vendit,  Albin Kurti, ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence. Në takimit u...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.