×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të nisin fluturimet e rregullta nga Aeroporti i Prishtinës? Flasin nga ministria e Infrastrukturës

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministria e Infrastrukturës është duke pritur një vlerësim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) se kur mund të nisin fluturimet e rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, nga ministria e Infrastrukturës kanë thënë se ky vlerësim është duke u bërë në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

    “Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore, duke u siguruar që të gjitha rekomandimet e dala nga protokolli ndërkombëtar i sigurisë për mbrojtjen e shëndetit në aviacion do të zbatohen”, ka thënë për Insajderin, Fillojetë Konjuhi, zyrtare për media nga ministria.

    Po ashtu Konjuhi ka bërë të ditur se që në momentin kur IKShPK dhe Ministria e Shëndetësisë do të japin një rekomandim pozitiv për nisjen e fluturimeve atëherë puna në aeroport do të fillojë.

    “Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimi pozitiv nga ky institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta”, ka thënë Konjuhi.

    Tutje ajo ka shtuar se “Normalizimi i trafikut ajror, është një proces qe varet nga procesi i vlerësimit i IKSHP për COVID-19, nëse COVID-19 zvogëlohet në përhapje edhe transporti ajror fillon të normalizohet”.

    Në Kosovë janë rritur numri i rasteve me koronavirus. Aktualisht numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 909 raste, të infektuar janë 1916, të shëruar 973 ndërsa kanë ndërruar jetë 34 persona.

    Ndërsa sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka reaguar edhe njëherë lidhur me shtimin e rasteve të të infektuarve me koronavirus.

    Përmes, një reagimi në Facebook, IKSHPK-ja, ka thënë se bartja e maskave është obligative.

    “Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e institutit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar. Mbrëmjen e së shtunës,...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.