×
  • Lajme
  • Lajme

    Kardiologu nga Gjilani: Jam me Covid dhe më ka marr malli, por gruaja më tha as mendja mos të shkojë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kardiologu nga Gjilani Dr. Besim Guda ka bërë një shkrim nga karantina pasi është infektuar me Covid-19.

    Gura ka thënë se shkrimi i tij është një tregim letrar dhe nuk ka të bëj asgjë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, por duket se kardiologu e ka një hall tjetër.

    Ai e ka përshkruar karantinën si mjaft të përshtatshme për të pasi po e kalon kohën duke lexuar shumë libra, gjë që thotë se kishte pas shumë nevojë. Por megjithatë Covidi e ka larguar nga bashkëshortja, e mjekun e ka marr malli për të.

    “Meq jam pa simptome , ndoshta edhe në moshë relativisht të re, më ka marrë malli . Dhe një ditë , deri sa më solli gruaja drekën e shikova me shumë lakmi. I thash. Tha as mendja mos të shkoj , nuk infekothem unë pa lidhje. U mundova ti tregoj rrugët e infeksionit ,por nuk hante llaf fare. Më tha deri sa të thirrin nga IKSHPK nuk ka asgjë , u merzita shumë , me kan mbetur edhe 5 ditë”, ka shkruar Guda në tregimin e tij letrar.

    “Natën e fundit u zgjova në jermi nga gjumi ,dhe kisha bërtitur: thirr mo o Naser Ramadani thirr o burr , u bo beti , cka po pret. Thirrja ende nuk erdhi”, ka shkruar ai, transmeton gazetashneta.

    Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Dr. Besim Guda:

    TREGIMI ESHTE LETRAR, NUK KA ASGJE TE BEJE ME IKSHPK- BILE ATA PO TE THIRRSHIN EDHE PARA KOHE!

    Dikush thoshte “ edhe e zeza më e madhe e ka bardhësin e vet “ edhe pandemia më e rëndë e ka te bardhën e vet edhe pse shumë të vogël

    Tregim nga karantina

    Dita e 10 të e karantimit. Para 10 ditësh u testova në COVID 19 dhe rezultova pozitiv. Pa simptoma ,por ja që pozitiv. Meq jam profesionist shëndetsor , e edhe qytetar I dëgjueshem I republikës sonë , kam rrespektuar në tërësi rekomandimet e IKSHPK. Qe 10 ditë jam karantinuar. Jetoj vet në një dhomë në katin e dytë të shtëpisë sime, kam banjon e veqant dhe aty zhvilloj gjithe aktivitetin ditor. Jam kthyer në kohën e studimeve kur me javë të tera rrija vetëm në pixhame duke lexuar e përgaditur provime. Është fat I madh që kam libra mjaftueshëm dhe kohen e po e kaloj lehtë. Po lexoj e cfar nuk po lexoj. Ndoshta paskam pasur nevoje për një pushim të tillë. Lexova dikund për stigmatizimin që po u bëhet pacientëve të sëmurë nga COVID. Fillimisht nuk e analizova mjaftueshëm , mu duk si floskul e pa rëndësishme, por me kalmin e kohës po më duket po e perjetoj në lekuren time. Fëmijët e mi po rrin shumë largë meje , bile nëse me shohin në koridor ikin si lepuj. Më së shumti ikën djali im , më duket më I frikësuar. Thash me vete , të bëjë një muhabet me gruan , e I thash “ mori ky shumë firkacak , a e sheh si ik prej meje, kujt I ka ngja thash ky “ , si në gjyle topi ma ktheu “ po Ty , edhe ti këso frikacaku je , pse a nuk ke pa vehten a?“. E mbylla temën menjehere, nuk fola më. Fillimisht me erdhi inat , desha të replikoj ,por ja që u ndala.Mendova pak , dhe thënë të drejtën nuk shquhem për ndonjë trimëri ndonjëher, po ja që truri më punon shpejt dhe menjëher mu kujtua një deklarat e shokut Tito për Stalinin. Edhe ky I ngrati ish frigu shumë prej Stalinit, andaj disi u ndjeva më rehat . Me kalimin e kohës , disi dita po ecën mjaftueshëm, leximi po më bënë mirë ,ama rutina më mungon. E nata, nata është tjetër storie , gjithmon nata është më e vështire. Meq jam pa simptome , ndoshta edhe në moshë relativisht të re, më ka marrë malli . Dhe një ditë , deri sa më solli gruaja drekën e shikova me shumë lakmi. I thash. Tha as mendja mos të shkoj , nuk infekothem unë pa lidhje. U mundova ti tregoj rrugët e infeksionit ,por nuk hante llaf fare. Më tha deri sa të thirrin nga IKSHPK nuk ka asgjë , u merzita shumë , me kan mbetur edhe 5 ditë.

    I bëra një vërejtje , I thash : e din moj ti se mund të prishet “niqahu” qe 10 dite jam duke fjetur pa gru, ma ktheu se keto janë vetëm llafe, ku shkruan kështu. Vendosa ta konsultoj mulla Shefqetin , se ai I ka do libra më të mira për këto mesele.Deri ne pergjigje , vazhoj me lexu, me lexu ,me lexu pa nda.

    Natën e fundit u zgjova në jermi nga gjumi ,dhe kisha bërtitur :

    thirr mo o Naser Ramadani thirr o burr , u bo beti , cka po pret. Thirrja ende nuk erdhi.

    Po pres…. po lexoj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.