Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj pas vendimit të MASH-it: Dy javë të mjaftueshme për t’u përgatitur, në të kundërtën do të kërkojmë sërish shtyrje

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës një ditë më parë ka bërë të ditur për shtyrjen e vitit shkollor për 14 shtator për shkak të situatës me COVID-19 në vend. Shtyrja e fillimit të vitit shkollor ishte edhe kërkesë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK).

    Në lidhje me shtyrjen e vitit shkollor, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera arsimore e kanë kuptuar drejt apelin e SBASHK-ut për shtyrjen e vitit të ri shkollor.

    Jasharaj theksoi se duhet të jetë të mjaftueshme shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë, nëse Ministria e Arsimit koncentrohet vetëm në përgatitjet e duhura dhe nuk i kthehet debateve të tyre.

    Nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura siç tha ai, SBASHK-u sërish do të kërkoj shtyrje dhe kjo sipas tij në të mirë të nxënësve që mos të infektohen nga coronavirusi.

    “Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera arsimore e kuptuan drejt apelin e SBASHK-ut, për shtyrjen e vitit të ri shkollor. Ne kishim vërejtur që shkollat nuk ishin përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kërkuam që të shtyhet deri në përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurt për shëndetit e tyre. Nëse Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera koncentrohen në punë e përgatitje dhe nuk i kthehen debateve, mund të jenë të gatshëm për dy javë t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme, por nëse ndodh e kundërta atëherë SBASHK-u prapë do të dal dhe do të kërkoj të njëjtën gjë. SBASHK-u do t’i përcjell nga afër, dhe nëse kemi informacione se mund të kemi rrezik ne prapë do të dalim dhe të kërkojmë shtyrje. Qëllimi ynë është mbrojta e nxënësve nga COVID-19…Nëse ata veprojnë siç duhet për dy javë mund t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.

    Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Master-Planin e projektit për mësimin 2020. Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë:

    a) Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;

    b) Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.

    c) Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për aktakuzat ndaj ministrave të tij, ku përmendi aktakuzën ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
    Lajme30 Mars 2023
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë....
    Lajme30 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese për të ruajtur kushtetutshmërinë, por veç...
    Të tjera
    Lajme30 Mars 2023
    Zyrtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë të Prishtinës, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë kanë ndaluar disa automjete. Pas gjetjes...
    Sport30 Mars 2023
    Lajmet nuk janë aspak të mira për Pep Guardiolën në prag të Manchester City-Liverpool. Dueli i zjarrtë do të zhvillohet të shtunën...
    Sport30 Mars 2023
    Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka numëruar arritjet e garuesve të tij në xhudo. Kuka me anë të një postimi në Facebook,...
    Lajme30 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 62 vjeçar në Podujevë, i njëjti dyshohej për vjedhje, shkruan Insajderi. Bazuar në...
    Lajme30 Mars 2023
    Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar V.V, 41-vjeçar një person të dyshuar për veprën...
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Vëllai i Bajame Senejas, 60 vjeçares që u plagos me plumb në këmbë në një prononcim për mediat ka thënë se ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.