×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili kërkon krijimin e Trubinalit për t’i dënuar krimet serbe

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vlerëson se publikimi i fakteve përmes dokumenteve zyrtare të shtetit serb lidhur me rastin e zhdukjes së një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të shquar politik të Kosovës, profesor Ukshin Hotit, tregon qartë se në aparatin shtetëror serb gjendet jo vetëm origjina e krimeve të kryera në Kosovë, por edhe përpjekja për fshehjen e tyre.

    Ismaili ka thënë se ky rast, si dhe mijëra raste të tjera të masakrave, dhunimeve, e vrasjeve të civilëve nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, të cilat nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, ndërsa janë fshehur me qëllim nga shteti serb, e bën të pashmangshëm krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, një iniciativë kjo që ka kohë që është ndërmarrë nga Kryetari i PDK, Kadri Veseli.

    Deklarata e plotë e sekretarit të PDK-së, Uran Ismaili:

    Logjika dhe praktika e fshehjes së krimeve të kryera nga shteti serb, të cilat mbajnë peng drejtësinë për viktimat dhe fatin e të pagjeturve, u dëshmua sërish, kësaj radhe në Emisionin “Udhëve” të RTK-së, lidhur me rastin e zhdukjes së një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të shquar politik të Kosovës, profesor Ukshin Hotit.

    Ky dokumentim tregon qartë se në aparatin shtetëror serb gjendet jo vetëm origjina e krimeve, por edhe përpjekja për fshehjen e tyre.

    Pavarësisht kësaj përpjekjeje sistematike për fshehjen e krimeve, dokumentimi i krimeve në përmasa të gjenocidit të kryera nga ushtria dhe policia serbe është evident dhe i prekshëm pothuajse në çdo cep të Republikës së Kosovës.

    Qasja e deritashme e komunitetit ndërkombëtar në raport me përgjegjësinë e shtetit serb për t’i vënë para drejtësisë të gjithë akterët e krimeve në përmasa të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit është zhgënjyese.

    Ky rast, si dhe mijëra raste të tjera të masakrave, dhunimeve, e vrasjeve të civilëve nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, të cilat nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, ndërsa janë fshehur me qëllim nga shteti serb, e bën të pashmangshëm krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, një iniciativë kjo që ka kohë që është ndërmarrë nga Kryetari Kadri Veseli dhe nga PDK.

    Ne jemi angazhuar dhe do të angazhohemi për drejtësi të pakompromis për të gjitha viktimat e regjimit serb të Millosheviqit dhe nuk do të heqim dorë nga kërkesa për vënie para përgjegjësisë për secilin individ dhe strukturë ushtarake, policore e paramilitare që kanë dorë në vrasjen, masakrat, dhunimin dhe zhdukjen e civilëve shqiptarë.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se kanë informata se deri më tani janë një kompani është mbyllur...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, në rastin e shënimit 30 vjetorit të...
    Lajme31 Korrik 2025
    Siç është raportuar më herët, Komuna e Shtimes, përmes zyrtarëve të saj të prokurimit, e ka përjashtuar kompaninë KosovaMed Healthcare SHPK nga...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar s me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Kosovës, yllit Dua Lipa.  “Mirë se...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Një person është therur me thikë në fshatin Nderlysaj të Thethit. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një përleshje, ku...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet...
    Lajme31 Korrik 2025
    Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga Prizreni ku statuja e heroit kombëtar Gjergj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Avokati i Agim Pllashnikut, Genc Gjini i cili së bashku me klientin e tij këtë të enjte kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Agim Pllashniku ëshë larguar nga puna në “Ibër Lepenc”, disa ditë pasi protestoi ndaj deputetës së Lëvizjes Vetëvenosje Fitore Pacolli. Për këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.