×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti nga SHBA-të paralajmëron mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore për Kosovën

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë me shefin e misionit që mbulon Kosovën në FMN, Gabriel Di Bella.

    Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami do të vizitojë pas dy jave FMN-në dhe Bankën Botërore, institucione këto që Hoti thotë se do ta mbështesin Kosovës.

    “Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik”, ka shkruar Hoti.

    Postimi i plotë:

    Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Ëashinton, Gabriel Di Bella. Pas dy jave, Ministrja e Financave, znj.Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Ëashington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme.

    Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik.

    Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtarë i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujra, që janë janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.