×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Në LDK s’mund të imponohesh për t’u bërë ministër – shumë shpejt marrëveshja për qeverinë e re

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka folur për formimin e koalicionit LDK-AAK- Nisma për krijimin e qeverisë së re.

    Haziri në Info Magazine në Klan Kosova tha se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Sipas tij, synimi është që qeveria të ndërtohet pa kushte.

    “Marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë. Bisedimet janë përfafru. Janë duke u ndërtuar me mirëbesim. Synim e kemi të mos ndërtohet me kushte, sepse do të jetë qeveri e një tranzicione politik me agjendë të vështirë “.

    Numri dy i LDK-së ka folur edhe për emrat e mundshëm të ministrave nga radhët e partisë që ai përfaqëson.

    Ai tha se këto emra janë spekulativ sepse në LDK nuk mund të imponohesh.

    “I plasuat për të mos u bërë. Është një rregull i pashkruar në LDK që e nxjerrë emrin e vet për spekulime. Ne e dijmë mirë burimin spekulativ. Sipas kësaj që po e them unë LDK ka ndërtimin e një qeverie që presin qytetarët dhe jo një kastë ministrash. Ju e patë që disa munden të qëndrojnë 50 ditë në qeveri”.

    Haziri foli edhe për synimet nga koaliconi i mundshëm.

    Ai tha nuk qëndron lajmi që katër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojnë qeverinë e re.

    “Qëllimi i LDK-së është ndërtimi i një Qeverie më partitë e tjera, pa PDK-në. Emrat janë të mirë, nuk po them që nuk janë të mirë, po ka edhe emra edhe më të mirë të atyre që do të munden me qenë në qenë në qeveri. Në LDK nuk mund të imponohesh”.

    “Është spekulim se katër deputetë nuk do ta votojnë qeverinë, kjo nuk qëndron. Është interesant sepse opozita sepse e kanë përfaqësuesin e tyre presidentin, kryetarja e Kuvendit vjen nga një Qeveri e kaluar. Nuk është diskutuar formula e përfaqësimit për atë thashë se janë spekulime. Kemi votua z. Hoti që të marrë detyrën në plotni “.

    Ai tha se LDK e sheh edhe AKR-në si partnerë për ekzekutivin e ri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.