×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Në Gjilanit sot janë shëruar 20 pacient nga virusi Covid-19

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale kundër Covid-19 në Gjilan, në takimin që mbajti sot, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit dhe në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmon vetëm 4 raste pozitive dhe 20 pacient të shëruar plotësisht.

    Siç njofton kumtesa, Haziri, duke iu referuar statistikave dhe në bazë të gatishmërisë dhe koordinimit të lartë ndërinstitucional, ka theksuar se me disiplinë dhe vendosmëri të përgjithshme në respektimin e rekomandimeve të shtetit, do të arrihet ulja e trajektores me raste pozitive deri në pikën zero.

    “Bazuar në statistikat e javëve të fundit shihet një rënie e vazhdueshme e të infektuarve me Covid-19. Në rezultatet e sotme kemi vetëm 88 raste aktive me Covid-19, prej 946 rasteve sa kemi të regjistruara në totalin e përballjes me pandeminë nga 13 marsi. Kështu, raste të shëruara plotësisht janë gjithsej 817, ndërsa në këtë luftë kundër Covid-19, kanë humbur jetën 41 qytetarë. Mostra në pritje janë 42 qytetarë dhe 19 edukatore nga çerdhet private dhe shpresojmë që edhe këto të jenë negative. Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve në Spitalin Regjional janë gjithsej 26 pacient, të cilët konfirmohen me gjendje stabile dhe me simptoma të lehta”, tha kryetari Haziri.

    Haziri ka apeluar te të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe veçanërisht te të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, që vazhdimisht t’i bartin maskat dhe masat tjera mbrojtëse për të qenë larg mundësisë së infektimit.

    Gjithashtu edhe nga sektori privat dhe punëtorët shtetror, ai ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse për ta ndihmuar angazhimin e gjerë në eliminim të virusit.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.