×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj viziton prodhuesin vendor në Malishevë: Qeveria t’u dal në ndihmë bizneseve të dëmtuara nga masat gjatë pandemisë

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fermën “Agro Shqiponja” në fshatin Tërpezë të Malishevës me pronarë Shefqet e Zymrije Krasniqin, të cilët merren me kultivimin dhe grumbullimin e bimëve mjekuese aromatike dhe frutave të malit. Kompania furnizon mbi 100 fermerë me fidane të ndryshme.

    Haradinaj, ka thënë se dy pronarët e kësaj kompanie janë shembull se si zhvillohet një biznes nga zeroja deri në pikën kur punëson edhe punëtorë të tjerë përveç vetëpunësimit, përderisa ka shprehur shqetësimin se biznesi i tyre ka hasur në pengesa gjatë izolimit si pasojë e pandemisë.

    Ai ka thënë se qeveria duhet të gjej mënyra për t’i përkrahur bizneset e dëmtuara nga kjo periudhë.

    “Me masat gjatë pandemisë, edhe veprimtaria e tyre ka hasur në vështirësi, duke pamundësuar shtimin e punëtorëve gjatë fazës së mbjelljes. Kërkesa në rritje për esencat e bimëve mjekësore e aromatike, e bën përpunimin e tyre investim fitimprurës dhe një mundësi të madhe për eksport. Ekonomia e vendit është çelës i jetës sonë, andaj Qeveria e vendit duhet të gjej mënyra për t’i përkrahur ata që krijojnë vende të punës për vete dhe të tjerët”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

    Haradinaj është paraqitur edhe në një prononcim për mediat, bashkë me njërin prej pronarëve, Shefqet Krasniqin.

    ”Jemi në familjen e Shefqet dhe Zymrije Krasniqi të cilët e kanë një kompani për përpunimin e frutave të malit dhe pemëve të egra, e edhe perimeve. Kanë fillur prej zeros. Shihet ku janë sot. I përgëzoj për punën e mirë që e kanë ba. Edhe unë mësova ma shumë për këtë veprimtari, për të arriturat por edhe sfidat që kanë. Më vjen mirë që edhe USAID-i amerikan i ka përkrahë në momente të caktume”, ka thënë Haradinaj.

    Po ashtu, ai ka theksuar se dy pronarët kanë edhe projekte të reja për zhvillimin e mëtutjeshëm të kompanisë.

    “Shefqeti dhe Zymrija kanë projekte edhe për të ardhmen se si me u rritë. Ju uroj suksese, ekonomia e vendit është çelësi i jetës tonë. Ata që krijojnë vende pune për vete, por edhe për të tjerë, si rasti i këtyre, që marrin punëtorë në forma të ndryshme, atëherë edhe qeveria e vendit duhet me gjetë mënyra me i përkrahë”, ka theksuar Haradinaj.

    Ndërkaq, pronari Shefqet Krasniqi ka falënderuar Haradinajn për vizitën dhe ka treguar detaje për bashkëpunimin e tij me fermerë të tjerë.
    “Kryetar faleminderit që keni gjetë kohë të na vizitoni. Sot kompania jonë i ka mbi 100 fermerë me të cilët kemi bashkëpunim. Jam i lumtur që kemi arritë që prej një biznesi familjar, t’ju mundësojmë edhe të tjerëve të punojnë”, ka thënë ai.
    Krasniqi ka konfirmuar se pandemia ka dëmtuar edhe biznesin e tij.

    “Është e vërtetë që jemi të prekur. Komuna e Malishevës ka qenë më e kufizume. S’kemi pas të drejtë lëvizjeje, por megjithatë kemi mundur t’i prodhojmë mbi gjysmë milioni fidanë dhe i kemi shpërnda në komunat përreth”, ka thënë Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.