Franca ka raportuar 4,771 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga fundi i masave të bllokimit gjatë muajit maj.
Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend ka shkuar në 267 mijë, ndërsa janë shënuar 30 mijë viktima gjithsej.
Ndërkohë rritje të rasteve ka raportuar edhe Gjermania pasi vetëm të enjten vendi konfirmoi 1,427 të infektuar brenda 24 orëve, ndërsa shifra e përgjithshme e rasteve raportohet të jetë 230 mijë.
Spanja një tjetër vend në Evropë po përballet po ashtu me rikthim të rasteve, vetëm brenda dy javëve vendi regjistroi 66 mijë të prekur.
Lidhur me këtë rast, Fernando Simon nga ministria e shëndetësisë, tha të enjten se situata në Spanjë nuk është e qëndrueshme, pasi sipas tij “gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet”.