Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Flet Xhaferi pasi u lëshua nga Klinika për sëmundje infektive e Shkupit

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe deputeti i zgjedhur i BDI-së, Talat Xhaferi sot është lëshuar në shtëpi pas kujdesit mjekësor në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, pas problemeve me mushkëritë.

    Xhaferi nuk ka qenë i diagnostifikuar me COVID-19 por ka pas dhimbje dhe simptome të njejta.

    “Ndjehem mirë dhe sipas gjitha gjasave unë do të udhëheq me seancën konstituive të Kuvendit të Maqedonisë” tha shkurt Xhaferi.

    Për shkak të pandemisë, seanca do të mbahet në sallën ndihmëse në pjesën më të lartë të Kuvendit dhe jo në sallën “Maqedonia” pasi salla “kube” ka mundësi që të organizohet distanca dhe protokollet e dhëna nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

    Përndryshe, përbërja e re kuvendare është e përbërë me 46 deputetë të LSDM-së, 42 të OBRM-PDUKM-së, 15 të BDI-së, 12 të koalicionit ASH-AAA, 2 të “E majta” dhe një nga PDSH-ja.

    Kuvendi është hapi paraprak për të krijuar qeverinë e cila sipas Kushtetutës duhet të ketë mbështetjen e më së paku të 61 deputetëve të shumicës parlamentare.

    Për qeverinë e re të Maqedonisë, kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dje nga Pelince tha “Ata duhet të jenë njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë aferë me një të kaluar kriminale, pasi që sfida jonë më e rëndësishme që vjen është sundimi i së drejtës. Kjo vlen jo vetëm për eshalonin e parë, por edhe për atë të dytë dhe të tretë të funksionarëve”, theksoi Pendarovski.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku mbetën të vdekur dy 43-vjeçarët Edmond Gosa alias Armand...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë, makina e parë elektrike turke pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe këtë e tregojnë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në Shqipëri. Qyteti i Kavajës u trondit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2023
    Nuk u bind që të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën në Bruksel, e as në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Për këto veprime,...
    Lajme29 Mars 2023
    Në pjesën veriore të Mitrovicës Serbia për një kohë të gjatë ka nxitur serbët ta bojkotojnë çdo obligim ndaj institucioneve të Kosovës....
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Klerikët e krishterë ortodoksë kanë refuzuar të largohen nga Kievi, pavarësisht se qeveria ukrainase planifikoi dëbimin e qindra priftërinjve, murgjve dhe studentëve....
    Lajme29 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë në një intervistë për Radiotelevizionin Dukagjini, ka treguar se kush është ekipi që...
    Lajme29 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po ndodhen në Hagë. Ai ka thënë se Specialja...
    Lajme29 Mars 2023
    Ka ndërruar jetë në moshën 15 vjeçare futbollisti, Leonit Syla, që luante te 2 Korriku. Lajmin e ka bërë të ditur klubi...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.