×
  • Lajme
  • Lajme

    “Brenda vitit nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë”

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Historiani dhe deputeti Kuvendit të Kosovës, Frashër Demaj, ka folur për Shtetet e Bashkuara të Kosovës dhe ndikimin e tyre në dialogun me Serbinë.Ai ka deklaruar se SHBA-të asnjëherë nuk e kane hequr vëmendjen nga Kosova.

    “SHBA-të janë sponzori kryesor i pavarësisë së Kosovës, ato kanë politikë të jashtme të qëndrueshme dhe politika e jashtme e SHBA-ve është në përputhje me interesat e Kosovës”.

    “Tani më po them me presionin në thonjëza të SHBA-ve është fillimi i fazës së fundit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, që natyrisht është premtuar nga administrata amerikane në pajtueshmëri të plotë me qeverinë e Kosovës që nën një nuk do të ketë diskutimet për shkëmbime territoresh dhe as për cenimi kufijsh, dhe e dyta do të garantohet unitariteti i shtetit të Kosovës”.

    “Këto dy çështje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe unë mendoj që duke u respektuar Kushtetua e Kosovës, shqiptarët do të përfitojnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë të cilën unë nuk e shoh të mundshme shumë shpejt”.

    “Pra unë nuk e shoh që brenda këtij viti mund të kemi marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por mund të afrohemi drejt kësaj marrëveshje përfundimtare”.

    “Shqiptarët asnjëherë nuk duhet të kenë iluzione që pa SHBA-të, pa Britaninë e Madhe që doli nga BE-ja dhe pa shtetet kryesore të BE-së siç janë Gjermania, Franca dhe shtetet tjera te fuqishme. mund të arrihet perspektiva e Kosovës”.“Kosova duhet të ketë miqësi edhe me vendet e BE-së por partneritet strategjik dhe miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka thënë Demaj.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media...
    Lajme18 Janar 2025
    Hysni Gucati ka marrë besimin e anëtarëve të OVL UÇK-së për ta drejtuar këtë organizatë përsëri për një mandat të ri. Ai...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë. Nga bizneset e lagjes e deri te...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka theksuar angazhimin e tij për zhvillimin e Shalës së Bajgorës dhe tërë rajonin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Vip18 Janar 2025
    Milaimi duket se po i shkon mirë muhabeti me Xhenetën, brenda shtëpisë më të famshme në vend. Madje ai i bëri edhe...
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.