Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit është në pragun e 12 milionëve (11 830 000), për një total viktimash që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, prej afro 545 mijë.
Infeksionet janë përhapur në 210 vende në mbarë botën qëkurse Covid u identifikua për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor 2019.
Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, SHBA kryesojnë renditjen me afro 3 milionë raste Covid dhe më shumë se 131 mijë vdekje, e ndjekur nga Brazili me mbi 1.7 milion infeksione dhe 66 mijë e 750 viktima dhe më pas India me 750 mijë të prekur dhe mbi 20 mijë e 600 vdekje.
Rastet e Covid-19 në Amerikën Latine dhe Karaibe, që nga fillimi i pandemisë, kanë tejkaluar shifrën tre milionë.
Më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë regjistruar në Brazil, ku virusi ka vrarë më shumë se 66 mijë njerëz.
Infeksionet e konfirmuara zyrtarisht midis kontinentit dhe Karaibeve janë 3.023.813 dhe totali i vdekjeve për shkak të koronavirusit në rajon, epiqendra aktuale e pandemisë, është 139,999/Shqiptarja.