×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Nesër fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Një tetori do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e vitit të ri shkollor 2020-21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Një ditë para fillimit të mësimit, Ministrja Milla Carvoska tha se ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim. Carovska tha se mësimi me prezencë fizike do tu lejohet 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjek mësimin nga distanca.

    “Ne duhet të krijojmë më shumë qetësi në këtë proces, të japim mbështetje, sepse çdo stres shtesë do të na çojë drejt një perceptimi dhe ankthi të gabuar tek të dashurit – fëmijët. Kjo është një situatë kur po ballafaqohemi me risi. Çdo ndryshim është i vështirë. Dixhitalizimi është një përfitim për shoqërinë, dhe mësuesit tanë kur nuk ka koronavirus do të kenë aftësi dixhitale. Unë nuk shoh arsye për të mos pasur një vit të suksesshëm shkollor”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

    Për shkak problemeve të vazhdueshme me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të filloj përkohësisht në “Microsoft Teams”.

    “Ne mbetemi më tej në sfidë. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë ndryshime, për të parë se ku kemi gabuar, sepse kemi një problem kompleks për të zgjidhur dhe për të përmirësuar plotësisht platformën dhe për të zënë vendin e duhur në procesin arsimor”, pohoi Boro Jakimovski, prodekan I Fakuktetit të Shkencave Informatike.

    Edhe gjatë ditës së sotme shumë shkolla u përballën me probleme të shumta derisa testuan orët e mësimit nga distanca.

    “Jam skeptik, e thash edhe diku tjetër që kyçja e nxënësve është problem. Shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do jetë problem”, tha Riza Etemi, drejtor i sh.f “Migjeni”, Tetovë.

    Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura./Alsat/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.