×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 1 vit burg e 300 euro gjobë gjakovari që kishte tentuar t’ia jepte ryshfet policit 5 euro

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka dënuar me 300 euro gjobë dhe 1 vit burgim me kusht të akuzuarin për dhënie të ryshfetit, Andon Vasiliu

    Dënimi me kusht ndaj të akuzuarit Vasiliu nuk do të ekzekutohet, nëse në periudhën dy vjeçare i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Mentor Bajraktari, i akuzuari Vasiliu është i obliguar që gjobën ta paguaj në afat prej 15 ditësh, pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar.

    Me aktgjykim është bërë edhe konfiskimi i bankënotës prej 5 euro, si objekt i veprës penale.

    I akuzuari gjithashtu është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, si dhe 50 euro në emër të viktimave të krimit.

    Paraprakisht, në seancën fillestare të së hënës, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, Vasiliu e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

    I njëjti ka deklaruar se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe se pendohet për rastin që i ka ndodhur.

    Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Andon Vasiliu po ngarkohet me veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës,  më 19 shkurt 2020, rreth orës 11:50, në pikën kufitare Qafë Prushë, ka ofruar dhuratë në mënyrë që personat zyrtarë të mos veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare

    Tutje, në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor e ndalojnë automjetin “VW Passat”, të cilën e drejtonte i pandehuri, me qëllim të regjistrimit të automjetit i pandehuri ia ofron dokumentet personale për regjistrim dhe pasaportën zyrtarit policor Sali Berisha, ku brenda pasaportës kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 euro.

    Këtë veprim, sipas aktakuzës, i akuzuari e kishte bërë në këmbim të lehtësimit të kontrollit kufitar, pasi që në veturë ai kishte pllaka të mermerit, për t’i dërguar për montim në fshatin Nivokaz.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.