×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Këto përfitime ekonomike do t’i ketë Kosova, nga takimi i Shtatorit në Shtëpi të Bardhë!

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Tashmë duket që gjithçka është bërë gati për takimin e Shtatorit, të delegacioneve nga Kosova dhe Serbia, në Shtëpi të Bardhë.

    Shumë detaje mbi këtë takim janë dhënë, përveç faktit se a do të marrë pjesë në të edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
    është bërë e ditur gjithashtu, se fokusi kryesor i këtij takimi, do të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve që kanë të bëjnë me çështje ekonomike, të të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

    Gazeta Blic, ka kontaktuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, për ta pyetur se çka pret ai nga takimi i Shtatorit, me theks të veçantë në rrafshin që ka të bëjë me ekonominë.

    Në përgjigjen e tij dhënë Gazetës Blic, Rukiqi, ka thënë se pret që në këtë takim, fokusi kryesor të jetë në projekte të mëdha infrastrukturore, energjetike dhe në transport.

    “Fokusi ka me qenë tek projektet e mëdha infrastrukturore, në energji, në transport, dhe kjo është ajo pjesa ku mund të përfitoj Kosova gjatë bisedimeve, poashtu me këto projkte të mëdha që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe lidhjet infrastrukturore me Serbinë – qoftë hekurudhat, rrugët. Pra, ky do të jetë i gjithë fokusi gjatë bisedimeve”, ka thënë Rukiqi

    Rukiqi thekson se këto projekte, siç i ka quajtur ai të mëdha, do të jenë përfituese për shtetin e Kosovës, pasi që siç thotë ai: do e lidhë vendin tonë me vendet tjera të rajonit.

    Se çështje kryesore e këtij takimi do të jetë marrëveshja eventuale për projekte ekonomike, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

    Sipas Këshilltarit të Lartë të Presidentit Trump, ai këtë donte ta bënte përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë.”Kështu, të enjten, kur kemi diskutimet tona, do të vazhdojmë më tej ato tre marrëveshje dhe pastaj do të shtojmë një grup të tërë çështjesh në diskutimet që do të krijonin tregti, që do të krijonin zhvillim ekonomik dhe vende pune”.

    Të dy delegacionet tashmë gjenden në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ditëve në vijim do të kenë takime të ndara me politikanë dhe zyrtarë të rëndësishëm amerikanë.Delegacionit të Kosovës, është duke i prirë kryeministri Avdullah Hoti, teksa partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK e kanë bojkotuar këtë takim.Në anën tjetër, delegacioni serb, është duke u kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.