×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ndodhë këtë vit liberalizimi i vizave, flasin për Front Online nga Këshilli Evropian

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Komisioni e dha dritën jeshile para dy vjetëve. Tani edhe  Parlamenti Evropian i thotë po liberalizimit të vizave.

    Por, përgjigjet pozitive të këtyre institucioneve të BE-së nuk kanë mjaftuar. Kosovarët, akoma, nuk po mund të udhëtojnë lirshëm pa viza.

    Kjo, meqë Këshilli Evropian, institucion ky që e ka fjalën e fundit për këtë proces, nuk e ka dhënë ende aminin e tij.

    E se kur pritet të ndodhë diçka e tillë nuk e dinë brenda këtij mekanizmi.

    Në një përgjigje ekskluzive, nga zyra e Këshillit i thanë Front Online se diskutimet për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët vazhdojnë të mbesin akoma në nivelin teknik.

    “Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivelin teknik brenda Këshillit. Nuk mund të spekuloj se kur mund të sillet në nivelin ministror ose kur mund të merret një vendim”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Në nivelin teknik hisja kryesore e punës u takon grupeve punuese të BE-së.

    Ato merren me shqyrtimin e përmbushjes së kritereve të një procesi dhe vendosin pastaj nëse i njëjti proces duhet të procedohet tutje apo jo për votim në nivelin Ministror.

    Arsyet se pse një kalim i këtillë prej një procedure në tjetrën nuk ka ndodhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas njohësve të zhvillimeve, janë të shumta.

    Pos pandemisë, profesori Dashnim Ismajli, liston edhe disa shkaqe të tjera që kanë çuar në shtyrjen e këtij procesi 10 vjeçar të Kosovës.

    “Neglizhimi i procesit te liberalizimit te vizave për Kosovën nga BE ndërlidhet edhe me dialogun Kosove-Serbi. Pretekst mund të jenë edhe flukset e refugjateve nga Kosova. Në akseptin e brendshëm Kosova shihet ende si vend transit i krimit te organizuar”, tha ai për Front Online.

    Këshilli i Evropës përbëhet prej 47 shteteve. Secili shtet përfaqësohet nga Presidenti.

    Për të kaluar një akt ligjor ose për t`u marrë ndonjë vendim në Këshillë nevojitet që:

    – 55% të shteteve anëtare të Këshillit të votojnë për dhe që 65% e tyre të përbëjnë popullsinë e përgjithshme të BE-së

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.