×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Votohet kundër uljes së akcizës për pijet joalkoolike, kërkohet zgjidhje tjetër për prodhuesit vendës

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar kundër uljes së akcizës në lëngje nga 4.5 cent për litër në 0.5 cent për litër.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e bizneseve të cilat merren me prodhimin e lëngjeve.

    Ajo tha se kjo po bëhet për shkak të goditjes që pandemia i ka shkaktuar bizneseve.

    “Qeveria ka marr vendim për ndryshimin e tatimit të akcizës në lëngje dhe automjetet hibride. Sipas kërkesës së bizneseve akciza 4.5 cent në lëngje është shumë e lartë. Ministria e Financave propozon që të zbritet në 0.5 cent në litër. Akciza për veturat hibride për shkak të stimulimit të blerjes se tyre kemi marrë vendim nga 500 euro në 10 euro”, tha ajo.

    Lidhur me këtë iniciativë të Qeverisë, anëtarët e Komisionit shprehën rezervat e tyre për shkak të ndikimit që mund të ketë kjo në buxhetin e shtetit.

    Deputeti Bedri Hamza rekomandoi për kujdes për shkak se ulja e taksave, sipas tij, çon në rritje të borxhit publik.

    “Ne duhet të kemi kujdes në gjetjen e ekuilibrave për të mos i dëmtuar të hyrave”, tha ai.

    Kryetari i Komisionit, Hekuran Murati, tha se ndihma për prodhuesit vendës duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë.

    “Ndihma për prodhuesit vendor duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë. Mirëpo pyetja vjen se sa ne po krijojmë avantazh për prodhuesit vendor duke e hequr akcizën edhe për importuesit. Dihet që për shkak të MSA se ne nuk mund t’i favorizojmë prodhuesit tanë. Për mua është vështirë ta mbështes kur nuk e kemi informatën se sa nga të hyrat nga akciza vinë nga importuesit dhe sa prej tyre vinë nga prodhuesit vendorë”, tha Murati.

    E për këtë reagoi ministrja Bajrami, e cila tha se kërkesa për heqje të akcizës në lëngje vjen ekskluzivisht nga prodhuesit vendor.

    Murati tha se duhet të bëhen zgjidhje të tjera për t’i ndihmuar prodhuesit vendës.

    Deputetët kërkuan që Qeveria të jap opsione të reja sa i përket kësaj çështje duke i ndihmuar prodhuesit vendës.

    Ata ishin kundër heqjes së akcizës për shkak se ky vendim heq akcizën edhe për lëngjet e importuara.

    Propozimi i Qeverisë u hodh në votim mirëpo nuk mori përkrahjen e deputetëve.

    Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi tha se nuk mund të diskriminohen importuesit e huaj e të favorizohen prodhuesit vendës për shkak se Kosova është nënshkruese e MSA-së, e cila ndalon favorizimin e ndonjë sektori.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën mori pjesë në përurimin e platformës online për komunitetet, ku u theksua se...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti , njëherë anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, për FrontOnline e ka vlerësuar të rrezikshme deklaratën...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Me të filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në seancën gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Erdgys Arrazit, avokati i tij Blerim Bazhdari publikoi të martën një recetë...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për dhënien në...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistrimit Civil do të ndërpresë punën me orar të zgjatur...
    Lajme08 Maj 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, te mërkurën ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar...
    Lajme08 Maj 2024
    Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.