×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëshortja i del në krah Durmishit pas intervistimit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim në Facebook, pasi ky i fundit u intervistua sot si i dyshuar nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

    Ajo i ka dalë në krah bashkëshortit të saj, derisa ka thënë se “ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë”.

    “Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën e tij. Ai nuk mposhtet e nuk nënshtrohet asnjëherë. Ai nuk mund të kërcënohet e shantazhohet kurrë. Ai është fitimtarë gjithmonë. Ishte i tillë dje, është i tillë sot e do të jetë edhe nesër. Ushtari i vërtetë është vlerë e çmuar. I gatshëm gjithmonë për atdheun”, ka shkruar ajo.

    Pas intervistimit, Durmishi është deklaruar para gazetarëve, ku tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se nga prokurori i janë bërë pyetje sqaruese.

    Durmishi tha se ka “sqaruar pastërtinë e plotë” të tij në procesin e ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë.

    “Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha Durmishi para gazetarëve.

    Shkrimi i plotë:

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në emisionin DPT Te Fidani ka thënë se ishte kundër takimit mes shefit të partisë së tij,...
    Lajme29 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Leposaviq për “vjedhje identiteti”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin...
    Lajme29 Maj 2024
    Bernard Nikaj Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në  PDK tha se kanë provuar që të i’a shkurtojnë Kurtit mandatin së paku për tetë...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual...
    Lajme29 Maj 2024
    “Kurrë dora ime nuk qohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votoj çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër....
    Lajme29 Maj 2024
    Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga senatori,...
    Lajme29 Maj 2024
    Daut Haradinaj nga AAK-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përqan shqiptarët në Luginë. Haradinaj thekson se, kjo përçarje e...
    Lajme29 Maj 2024
    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton të gjithë përfituesit e thirrjes “ZBATIMI I MASAVE TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Armend Muja, sa i përket zërave për koalicion PDK-LVV, tha se nuk ka ndonjë përafrim me partinë që udhëheqet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.