×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Isha kundër takimit të Krasniqit me Kurtin

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ishte kundër takimit mes shefit të partisë së tij, Memli Krasniqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    Ani pse ka qenë kundër, Haxhiu ka thënë se darka e ndërroi agjendën e partive politike, mediave dhe shoqërisë civile.

    “Personalisht kam qenë kundër për të shkuar në darkë me Albin Kurtin. Para kësaj iniciative mendimi im ka qenë që shefi i grupit parlamentar të PDK-së të flasë me Kryetarin e Kuvendit dhe jo me kryeministrin Kurti sepse ai ka dështuar ta sjellë ligjin për shëndetësinë, ligjin për sigurimet shëndetësore, me ligjin për barnat që ka kaluar në Kuvend, vetëm sa janë shtrenjtuar barnat”, ka thënë Haxhiu në emisionin DPT Te Fidani.

    Për tre vjet e gjysmë të qeverisjes së tij, sipas Haxhiut, nuk ka arritur ta sjellë në Kuvend strategjinë për shëndetësinë.

    “Kërkesa ime ka qenë që me Albin Kurtin të diskutohet në institucione dhe në mënyrë institucionale për çështje që janë në interes të shtetit të Kosovës. Kurti nuk ka lënë hapësirë që të ketë komunikim normal”, ka thënë deputeti i PDK-së.

    “Mirëpo mendoj se darka e ka dhënë një mesazh, këtu e ka një meritë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sepse e ka ndryshuar agjendën e takimit. Nga ajo darkë tema ka qenë zgjedhjet. PDK-ja ua ofroi mundësinë dy partive të tjera opozitare që të ndërpritet kjo keqqeverisje duke shkuar në zgjedhje. Për fat të keq nuk pat ndonjë mbështetje që të sigurohen votat për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë ai.

    Haxhiu ka shtuar se është e palogjikshme të pritet për dorëheqjen e Kurtit.

    “Duke e njohur Albin Kurtin se si ka ardhur në pushtet, duke u përgjakur rrugëve të Prishtinës, është goxha naive që të mendojmë se do të japë dorëheqje vetëm pse po ia kërkojnë partitë opozitare, është pak edhe e palogjikshme. Mirë që e bindëm ta shpërndajë Kuvendin sepse deputetët që i ka i binden 100 për qind”, ka thënë Haxhiu.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.