×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Obiliq: Aleanca me partnerët e koalicionit do t’i ofrojë vendit një qeverisje zhvillimore

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe po shihet si platforma politike më serioze.

    Haradinaj me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të AAK-së në Obiliq, ka thënë se kur ka qenë kryeministër i vendit kjo komunë ka përjetuar zhvillimin.

    “Gjatë kohës së qeverisjes së Aleancës u vendosën dinamika të reja në zhvillimin e vendit, nga të cilat përfituan edhe qytetarët e Obiliqit. Bashkë kemi arritur të shënojmë suksese të dukshme që kanë rezultuar në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit në këtë komunë. Në shënimin e 24-vjetorin e Degës, shpreha falënderimin ndaj secilit koleg që i qëndroi besnik vizionit të Aleancës. Kandidatin për kryetar komune, z. Agim Preniqi dhe strukturat e degës i përgëzova për punën e deritanishme, për energjinë e shfaqur të tyre ne rritjen e degës së Obiliqit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se koalicioni me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe po shihet si platforma politike më serioze.

    “Në angazhimin tonë për t’i dhënë vendit një qeverisje zhvillimore, një qeverisje të mirë për mësimdhënësin, mjekun, pensionistin, kategoritë e lirisë, policin, ushtarin e secilin qytetar, ne jemi bashkuar në koalicion me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30. Ky koalicion, që në fillet e tij ka marrë mbështetjen e qytetarëve dhe po shihet si platforma politike më serioze për ta bërë të mundur ndryshimin dhe zhvillimin që i nevojitet Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.