×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzuari për kanosjen e Kusari-Lilës arrin marrëveshje për pranim fajësie, kjo e fundit e quan shqetësuese

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Me të filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë për kanosjen e deputetes Mimoza Kusari-Lila.

    Por arritja e kësaj marrëveshjeje për pranim të fajësisë e ka shqetësuar të dëmtuarën Kusari-Lila.

    “… në ditët javët dhe muajt kur vajzat dhe gratë sulmohen,.. me të vërtet shqetësuese mbi të gjitha edhe për arritje e marrëveshjes së prokurorisë deri të prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë pa e pas asnjë përpjekje të të pandehurit ose palës mbrojtëse për të komunikuar lidhur me veprën e konsumuar”, deklaroi Kusari-Lila, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fillimisht, prokurorja Rukije Shashivari deklaroi se i akuzuari Lati ka pranuar veprën penale të “Kanosjes”, ndërsa ka shtuar se Prokuroria ka hequr dorë për veprën tjetër penale, atë të “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

    Po ashtu prokurorja Shashivari tha se për veprën penale “Kanosje” dënimi rekomanduar është 120 ditë burgim, por se i njëjti mund të shndërrohet në atë me gjobë nga 300 deri në 600 euro, varësisht se si do ta vlerësojë gjykata.

    Më pas përfaqësuesi i të dëmtuarës Mimoza Kusari-Lila, avokati Driton Musliu tha se prokuroria nuk ka njoftuar palë e dëmtuar lidhur me hyrjen në procesin e lidhjes së marrëveshje për pranim të fajësisë, e që sipas tij kjo parashihet me dispozita ligjore.

    Sipas tij, pikërisht vepra penale e “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” është konsumuar e për të cilën ka hequr dorë Prokuroria.

    Kurse, e dëmtuari Kusari-Lila ndër të tjera tha se nga i akuzuari Lati nuk e ka ndjerë asnjë moment reflektimin lidhur me veprën penale që e ka konsumuar dhe se sipas saj, pikërisht gjuha e përdorur ka pas qëllim nxitje të urrejtjes dhe sulmin eventual fizik ndaj saj.

    Më pas mbrojtësi i të akuzuarit Latit, avokati Agon Rrecaj tha se marrëveshja për pranim të fajësisë është lidhur konform dispozitave ligjore dhe se si e tillë duhet të pranohet nga gjykata.

    Ndërkaq, lidhur me pretendimin e avokatit Musliu, avokati Rrecaj tha se si të tilla janë të paqëndrueshme dhe nuk kanë mbështetje ligjore, duke shtuar se Kodi i Procedurës ka saktësuar çartë të drejtat e palës së dëmtuar.

    Më pas i akuzuari Lati tha se deklarimet e tija në televizionin “T7”, i ka dhënë pasi që është ndjerë i shqetësuar nga deklarimet e Kusari-Lilës, duke shtuar se për deklarimet dhëna ndjen keqardhje.

    Në fund, gjykatësi Berisha aprovoi marrëveshje e lidhur mes prokurorisë dhe të akuzuarit Lati.

    Emin Lati ngarkohet me dy vepra penale, për “Kanosje” dhe për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

    Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Lati akuzohet se në emisionin “Frontal”, në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilen, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

    Sipas aktakuzës, në emisionin televiziv kishte thënë se: “Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”.

    Veç kësaj, Lati akuzohet edhe se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndaj deputetes Kusari-Lila në mënyrë që të prishë rendin publik.

    Aktakuza ndaj Latit është ngritur më 11 janar 2024 nga prokurorja Rukije Sheshivari.

    Në Polici, Lati kishte thënë se ka deklarimet në emisionin Frontal i ka pasur emocionale.

    Ai ka thënë se ishte ndier i ofenduar dhe keq emocionalisht kur kishte dëgjuar përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me një deputet serb që ka folur për heqjen e veteranëve nga ligji për pagën minimale.

    Kusari-Lila kishte ushtuar kallëzim penal ndaj Latit, duke deklaruar para organeve të hetuesisë se qenë periudhë sfiduese për sigurinë e saj dhe të familjes së saj pas deklaratave të Latit.

    “Deklaratat e tilla po që ka ndjellë dhunë, ka bërë thirrje për cenimin e integritetit tim fizik, dhe si e tillë jam e bindur se duhet të sanksionohet me të gjitha masat ligjore në mënyrë që si praktikë të mos përsëritet ndaj askujt…”, kishte deklaruar Kusari-Lila.

    Kusari-Lila ka deklaruar se ndihet e kërcënuar dhe e abuzuar nga deklaratat publike të Latit.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.