×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas Auditorit, Qeveria Haradinaj përkrahu jashtëligjshëm tri projekte nga rezervat shtetërore

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Tri projekte që u përkrahën në vitin 2019 nga Qeveria Haradinaj nga paratë e rezervave shtetërore, po del të kenë qenë të kundërligjshme.

    Shpenzimet kishin të bënin me ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 180,000 euro për përkrahjen e realizimit të filmit ,,Lojë Jete’’, 143,000 euro sipas kërkesës së Federatës se Xhudos së Kosovës, si dhe 50,000 euro për një rast për mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit.

    Paratë për të trija këto projekte u morën nga fondi për rezervat shtetërore, mirëpo sipas Auditorit të Përgjithshëm, kjo përbën shkelje të nenit 29 të Ligjit nr.03/L-48 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit.

    Ky nen përcakton se nëse ndodhë një rast për të cilin nevojiten shpenzime urgjente ose të paparashikuara, organizata përkatëse buxhetore mund të aplikoj pranë Ministrit të Financave për fonde shtesë. Në aplikacion, ndër të tjera, duhet të shpjegohen rrethanat të cilat kanë shkaktuar nevojën për fonde shtesë, të shpjegohen arsyet pse këto rrethana nuk kanë mundur të parashikohen dhe të identifikohen propozim shfrytëzimet e fondeve të kërkuara.

    Asnjëra nga këto nuk kishte ndodhur në rastin e projekteve të mbështetura nga Qeveria.

    “Ne kemi vërejtur se nga pesë pagesat e testuara në vlerë 883,000 euro, në tri prej tyre si pasojë e nxjerrjes së vendimeve të Qeverisë3 për transferimin e mjeteve nga shpenzimet e paparashikuara (rezervë), në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve, nuk ishin respektuar procedurat e kërkuara të aplikimit për fonde shtesë në MF. Për më tepër, natyra e shpenzimeve të ndodhura nuk ishte urgjente apo e shpenzimeve të paparashikuara, dhe rrjedhimisht këto shpenzime do të duhej të planifikoheshin në buxhetin e rregullt të MF-së dhe organizatave buxhetore përkatëse”, thuhet në raportin e Auditorit për Ministrinë e Financave.

    Sipas Auditorit, shpenzimi i mjeteve nga fondi i shpenzimeve të paparashikuara të cilat janë të përcaktuara për raste urgjente, për projekte të cilat duhet të planifikohen në buxhetin e rregullt, si dhe në mungesë të procedurës së kërkuar për aplikim në MF, rrezikon që MF të përballet me mungesë të buxhetit për trajtimin e situatave të paparashikuara (urgjente).

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.