×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në konferencën e partive socialiste: Autokratët kanosin sigurinë e Evropës

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor.

    Ai ka shkruar se qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë.

    “Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka shkruar kryeministri, Kurti.

    “Përkushtimi ynë për demokracinë sociale dhe respekti për çdo qytetar na udhëzon në të gjithë Evropën. Ruajtja e vlerave tona është thelbësore”, ka shkruar Kurti në platformën X.

    Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë.

    Kurti thotë se nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian./Telegrafi/

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka takuar sot personelin amerikan të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje...
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, Haki Abazi, për FrontOnline thotë se ministrja Donika Gërvalla...
    Vip18 Maj 2024
    Familja Salihu mbrëmë kishin festë. Kjo sepse Engji po i jep fund beqarisë. Në media po flitet se ajo po fejohet me...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.