×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.

    “Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alexander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentari në platformën X.

    Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Serbisë.

    “Paraprakisht, mezi pres të punoj me ju, Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, në mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar në rrjetet sociale diplomati evropian.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Sot në mëngjes u kuptua se është shembur një pjesë e rrugës që shkon nga Klina në Gjakovë. Në lidhje me këtë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, për ekonomitë e zhvilluara...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është bërë një tjetër ndërprerje ndaj punimeve ilegale nga Inspektorati i Kryeqytetit. Rama me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.