×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK, PDK dhe AAK e lënë të hapur votën pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, LVV kundërshton

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Rritja e rasteve me Covid 19 ka bërë që të shqyrtohet ndjekja e procedurave për shpalljen të gjendjes së jashtëzakonshme nga kryeministri, Avdullah Hoti. Ndonëse dekretin në Kuvend e dërgon presidenti i vendit, shefi i ekzekutivit në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë, pa praninë e Thaçit paralajmëroi një mundësi të tillë. Por, në Kuvendin e Kosovës, aty ku i jepet “vula” një dekreti të tillë shprehën me qëndrime të ndryshme se a duhet të shpallet juridikisht gjendja e jashtëzakonshme. Derisa, Lëvizja Vetëvendosje kundërshton ashpër këtë ide, tri partitë e tjera parlamentare, LDK, PDK dhe AAK e lënë të hapur votën pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

    Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj thotë për KosovaPress se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkupton drejtpërdrejtë pjesëmarrjen e ushtrisë dhe policisë në këtë proces.

    Por, sipas tij, ajo mund të shpallet vetëm në mënyrë që masat restriktive që kanë edhe në të kaluarën të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit./KP/

    Manaj: Gjendje e jashtëzakonshme për menaxhim të pandemisë në përputhej me Kushtetutën

    Qeveria e Kosovës duhet të ketë të qartë në cilin drejtim do të lëvizë, pa u shpallur gjendja e jashtëzakonshme, apo pa u bërë një ligj i veçantë i cili i mundëson qeverisë për të nxjerrë vendime që i kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut mund të rrëshqasim në vendime që shkelin kushtetutën dhe mendoj se nuk është mirë që vijnë në këtë situatë… 22 Duhet të kemi të qartë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkupton drejtpërdrejtë pjesëmarrjen e ushtrisë dhe policisë në këtë proces. Ne mund të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e pandemisë në mënyrë që të jemi në pajtim në ligjin dhe kushtetutën. Masat që ndërmerren këto masa qe vetëm i kemi aplikuar më herët ndaj ish-qeverisë Kurti”, thotë ai.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj duke mos e mohuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, thotë se primare duhet të jetë mos bllokimi i ekonomisë.

    Kadrijaj: Nuk duhet dëmtuar ekonominë e Kosovës

    Shpresoj në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen dhe respektimin e këtyre masave në mënyrë që sa më lehtë të kalojmë këtë situatë. Ne po shohim që është rritur numri, por nëse vetëdijesohemi mund të bashkëjetojmë me këtë pandemi duke mos e dëmtuar ekonominë e Kosovës”, thotë ajo.

    Ndonëse në opozitë, deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemjali u shpreh për KosovaPress se në situata të rënda, sikur kjo e pandemisë duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

    Xhemajli: Në situata të rënda duhet të shpalle edhe gjendja e jashtëzakonshme

    Në qoftë se instituti do të konstatojë se duhet të shpallë kuptimin shkencor, nëse shpallet nuk kam kundër kësaj si person. Natyrisht në situata të rënda duhet të shpallet edhe gjendja e jashtëzakonshme. Nuk jam ekspert, por situata është alarmante, sigurisht që qytetarët mund të kenë parasysh se mund të vijë deri tek ajo”, u shpreh Xhemajli.

    Por i ashpër kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme u shpreh për KosovaPress, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

    Ai thotë se një mundësi e tillë është më tepër për të përkeqësuar situatën në fushën e sigurisë dhe politikës, se sa menaxhimin e pandemisë Covid 19.

    Selimi: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme përkeqëson situatën politike

    Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme duket që nuk ka të bëjë ekskluzivisht me menaxhimin e situatës me Covid-19. Po të donin ata do të merrnin masat e tjera në përputhje me kompetencat e tyre, do të kishin përkrahur ligjin (anti-Covid) dhe do të ishim më të relaksuar, nuk është se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i dedikohet vetëm Covidit. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme më tepër është për të përkeqësuar situatën, e sidomos në fushën e sigurisë dhe politikës se për të menaxhuar Covid 19”, thotë ai.

    KosovaPress ka kontaktuar edhe zyrën e presidentit Hashim Thaçi për t’i pyetur se a ka pasur konsultim me kryeministrin Hoti dhe se a do të iniciojnë një dekret të tillë në Kuvendin e Kosovës, mirëpo deri më sot nuk kanë kthyer përgjigje.

    Në muajin mars, kur veçse kishin filluar të shfaqeshin rastet e para me Covid 19, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, siç thoshte për menaxhimin më të mirë të situatës me virusin korona. Kjo gjeti mbështetje nga disa prej liderëve politikë, përfshirë të partisë tashmë në pushtet, Isa Mustafa.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...
    Lajme03 Maj 2024
    Krerët e shtetit në Kosovë po vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian gati një...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë për Front Online se çështja e...
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.