×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat anti-Covid, në Ferizaj u gjobitën katër kafiteri, në Prizren pesë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë Covid-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që prej ditës së hënë të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit në katër komuna të Kosovës. Inspektorët e komunës së Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë kanë nisur inspektimin e tyre në këto qytete.

    Nga komuna e Ferizajt dhe Prizrenit kanë thënë për Front Online se vendimi i kufizimit të lëvizjes ka gjetur zbatim.

    Inspektorët në Ferizaj që nga dita e hënë kanë nisur të monitorojnë lokalet e qytetit për të shikuar nëse të njëjtat po zbatojnë mbylljen e lokaleve në orën 21:00.

    Koordinatori i Inspektorëve në Komunën e Ferizajt, Ridvan Berisha ka thënë për Front Online se në përgjithësi është duke u zbatuar ky vendim.

    Ndërsa, sipas tij, vetëm ditën e hënë kanë hasur në 5 lokale të cilat kanë vazhduar punën pavarësisht orarit për kufizim të lëvizjes.

    Berisha ka thënë se ndaj pronarëve të këtyre lokaleve është iniciuar procedurë për kundërvajtje në Gjykatë.

    “Në natën e parë pas orës 21:00 kemi hasur në 5 kafeteri që nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë, ata nuk i kanë mbyllur lokalet në orën 21:00 siç ishte e paraparë, që të 5 lokalet janë mbyllur dhe ndaj tyre inspektorët kompetentë në këtë rast sanitar të cilët kanë të drejtë të iniciojnë procedurë për kundërvajtje në Gjykatë”, ka thënë Berisha për Front Online.

    Ai ka pohuar më tej se inspektorët e kësaj Komune, që nga nata e mbrëmshme kanë filluar të monitorojnë edhe nëpër fshatrat e kësaj komune.

    “Me vendimin e fundit të Qeverisë prej datës 6 të këtij muaji, në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës, jemi duke i monitoruar rrugët kryesore të Bulevardit të qytetit, dhe periferike të Ferizajt. Mbrëmë kemi arritur të shkojmë edhe nëpër fshatrat e Komunës së Ferizajt. Në përgjithësi gjendja e mirë, me përjashtim natën e parë kur ka filluar të aplikohet kufizimi i lëvizjes”, ka shtuar Berisha për Front Online.

    Katër lokale u gjobitën në Prizren për mosrespektim të masave anti-Covid

    Fahredin Ajdini, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit Sanitar në Komunën e Prizrenit ka deklaruar për Front Online se në këtë komunë është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

    Sipas tij, vetëm gjatë këtyre tri ditëve në Prizren janë shqiptuar katër gjoba pronarët e katër lokaleve.

    “Gjatë këtyre tri ditëve jemi duke e zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Inspektorati komunal i ka sanksionuar katër biznese që i përkasin gastronomisë që nuk i kanë respektuar masat e kufizimit të orarit. Do të thotë gjatë këtyre tri ditëve i kemi shqiptuar katër gjoba për katër lokale në Prizren”, ka thënë Ajdini për Front Online.

    Ajdini po ashtu ka bërë të ditur se të gjitha qendrat tregtare dhe lokalet në Komunën e Prizrenit janë urdhëruar që të mbajnë dezinfektues, të vendosin maska si dhe ta ruajnë distancën sociale.

    Në përgjithësi në Prizren po respektohet ky vendim. I kemi urdhëruar të gjitha qendrave të mëdha tregtare të mos ju shërbejnë klientëve pa maska. Të gjitha kanë mjete dezinfektuese, edhe distanca sociale është duke u respektuar. Po ashtu edhe ajrosja e lokaleve është duke u zbatuar”, ka thënë për fund Ajdini për Front Online.

    Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë shëruar 2.063 raste pozitive me coronavirus. Ndërsa aktualisht aktive janë 1,951 raste dhe 86 persona kanë ndërruar jetë. /Front Online/

     

     

     

     

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...
    Vip07 Maj 2024
    Rihanna mungoi në Met Gala 2024. Pavarësisht se kishte konfirmuar se do të merrte pjesë në ngjarje, këngëtarja 36-vjeçare nuk ishte prezente....
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.