×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci në “Defence24”: Zgjatimi i Rusisë në Ballkan, Serbia, vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e paqes” në kuadër të konferencës “Defence 24”.

    Maqedonci tha se në këtë panel theksoi rolin e pazëvendësueshëm të shteteve anëtarë të NATO-s dhe intervenimin e tyre të suksesshëm në Kosovë me qëllim ndërprerjen e gjenocidit dhe çlirimin e Kosovës, por sipas tij, s’mund të thuhet se në Ballkan, nuk ekziston më rreziku.

    “Derisa po zhvillohet agresioni rus në Ukrainë, zgjatimi i Rusisë në Ballkan, Serbia, po i njëjti shtet që shkaktoi luftën në vitin 1999 në Kosovë, vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës. Sulmi në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, dëshmoi që mendësia e njëjtë hegjemoniste vazhdon të ekzistoj në mesin e kastës drejtuese të Serbisë”,.

    “Grupet terroriste të sulmit në Banjskë janë financuar nga institucionet qeveritare serbe, ashtu si dhe institucionet paralele e grupet kontrabanduese në veri të Kosovës, me qëllimin primar destabilizimin e shtetit të Kosovës”, shkroi Maqedonci.

    Më tej, ai tha se vendosja e tre nga katër brigadat e Ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, me rreth 48 baza ushtarake, përbën shqetësim për Kosovën, e po ashtu edhe fakti që sipas tij, Serbia po vazhdon të investojë në blerjen e sistemeve të armatimeve sulmuese.

    “Interesat e Serbisë dhe Rusisë janë të dyanshme, datojnë qysh nga shekulli i XVIII. Një gjendje jostabile në Ballkan do t’i shërbente si Rusisë në vazhdimin e luftës me qëllim aneksimin e Ukrainës, ashtu edhe Serbisë në ushqimin e idesë iluzive për krijimin e Serbisë së Madhe”.

    “Është e dukshme që Serbia është shumë më e afërt me politikat e lindjes sesa ato perëndimore, prandaj është shumë e rëndësishme vazhdimi i pranisë së trupave të NATO-s në Kosovë, për aq kohë sa nuk kemi shenja të qarta të reflektimit nga ana e Serbisë dhe demokratizimit të njëmend të saj”, tha ai.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Debati i ashpër në Pressing mes analistit Shkëlzen Gashi dhe Bilall Sherifit nga NISMA, ka kaluar në ofendime. Sherifi e ka quajtur...
    Lajme28 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme tha se edhe pse nuk mendohet se lufta do të nisë nesër, sërish indikacionet politike të bëjnë...
    Lajme28 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është takuar me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin. Rrahmani ka shkruar se me Aganin kanë...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se diplomacia jonë është larg fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Deliu thekson se, Qeveria Kurti...
    Lajme28 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së për Organizim Paritak, Gazmend Muhaxheri, deklaron për FrontOnline se janë duke pritur dorëheqjen e Albin Kurtit e që më...
    Sport28 Maj 2024
    Pasi agjenti i Kvicha Kvaratskhelias konfirmoi se ka pasur një ofertë nga Paris Saint-Germain, raportimet po shtohen se ai dëshiron të largohet...
    Lajme28 Maj 2024
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin F.S. “Arrestimi i tij...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit,...
    Lajme28 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline thotë se pritshmëria dhe dëshira e tyre është që vendi të shkoj sa më pare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.