×
  • Lajme
  • Lajme

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane

    FrontOnline
    12 Prill 2023

    Sam dhe Kacie Malouf kanë ardhur për herë të parë në Kosovë. Por nga shteti i vogël ballkanik, çifti pronar i një prej kompanive më të mëdha të dyshekëve në SHBA, Malouf Home, importon prodhimet tash e tri vjet. Madje këta janë shumë të kënaqur me produktet e Comodita Home nga Devolli Corporation, pasi thonë se i përgjigjen standardeve më të larta amerikane.

    “Këta janë shumë të mirë në punën që bëjnë dhe ofruan produkte shumë konkurruese dhe produkte me kualitet shumë të lartë me çmim të mirë, që vërtet përshtatet me nevojat tona për tregun amerikan”, thotë Sam.

    Kurse Kacie përmend një periudhë kur patën nevojë për këto produkte.

    “Ata bënë punë shumë të mirë me porositë që na duheshin gjatë Covid-it, ishte një kohë shumë e ngarkuar për ne në SHBA dhe ata kishin mundësi t’i përmbushnin kërkesat dhe u rritën shumë dhe për shkak të kësaj edhe ne u rritëm”, tregon ajo.

    Pronari i Malouf thotë se është krenar edhe kur e tregon origjinën e dyshekëve gjatë prezantimit të tyre.

    “Prodhimi i produkteve në Kosovë është pozitiv, jemi krenarë të themi se kjo vjen nga Kosova. Ka disa shtete ku prodhojmë dhe mundohemi ta shmangim përmendjen e vendit të origjinës, por në rastin e Kosovës është e kundërta”, thotë ai.

    Gjatë qëndrimit në Kosovë, familja Malouf është takuar edhe me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, dhe me atë të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    I pari, madje ua dha mirënjohjen “Nderi i Gjakovës”. Gjini shpjegon se kjo mirënjohje iu nda pasi bashkëpunimi i Malouf dhe Comodita ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Gjakovës.

    Kohë të mirë amerikanët kaluan edhe në Pejë, për çka Muhaxheri tha se ishte kënaqësi takimi me një biznesmen të suksesshëm që bashkëpunon me një biznes kosovar.Vizita e parë u la shije të mirë pronarëve të Malouf, dhe thanë se do të vinë sërish në Kosovë.

    Korporata Devolli është eksportuesi më i madh nga Kosova në Shtetet eBashkuara të Amerikës.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” njësitit...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ngrohtorja “Termokos” është veshur me ngjyrat rozë. Ai, me anë...
    Lajme01 Tetor 2023
    Driton Selmanaj, është zgjedhur kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Kjo u bë e ditur nga shefi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmet në veri të...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Ankara. PKK është e shpallur si e jashtëligjshme nga...
    Lajme01 Tetor 2023
    Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se i gjithë Batalioni i Parë i...
    Vip01 Tetor 2023
    E ftuar në “Më Lër të Flas”, Fifi sqaroi deklaratën e saj për pronarët e club-eve. Këngëtarja në një postim gjatë sezonit të verës,...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Qindra mijëra njerëz thuhet se kanë marrë pjesë në një tubim të opozitës në Varshavë të dielën, dy javë përpara zgjedhjeve që...
    Lajme01 Tetor 2023
    Papa Françesku bëri thirrje të dielën për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, për ta kthyer paqen në Nagorno-Karabak, duke shtuar se ky...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.