×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Anulohet mbledhja e Komisionit, ku do të raportonte Agim Veliu

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kuvendi i Kosovës në agjendë sot ka pasur mbajtjen e dy komisioneve parlamentare, por që të dy aktivitetet janë anuluar.

    Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Musli Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës.

    Në orën 10:00 ishte paraparë mbajtja e Komisionit për Çështje të Sigurisë para të cilit pritej të raportonte ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratën Publike, Agim Veliu.

    Dhe në orën 13:00 ishte planifikuar Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për të shqyrtuar nismën legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

    Arsyeja e anulimit të mbledhjeve të Komisioneve zyrtarisht nuk dihet, ndërsa mësohet se kjo është për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

    Po ashtu është shtyrë edhe mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo,...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes. Abdixhiku tha se Agani ishte “i urti i...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...
    Vip06 Maj 2024
    Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga DASh thonë se...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidenti kinez, Xi Jinping ka lavdëruar lidhjet e Kinës me Francën si një model për komunitetin ndërkombëtar ndërsa mbërriti në Paris mes...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërkimet për t’u rikthyer këtë mëngjes, qytetarët dhe banorët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.