×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërkimet për t’u rikthyer këtë mëngjes, qytetarët dhe banorët e zonës të mbështetur dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, kanë kërkuar përgjatë gjithë natës për të gjetur trupin e nënës, Alma Arrazit dhe 2 fëmijëve të saj që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.

    Qytetarëve ju janë vënë në dispozicion çdo mjet i nevojshëm për kërkimet gjatë natës në mënyrë që me varkat e tyre të gjenin në shtratin e lumit Buna trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë. Klan News raporton se kërkimet kanë vijuar kryesisht në zonën e Dajçit në afërsi të Darragjatit, aty ku u gjet edhe 9-vjeçarja.

    Janë shtrirë gjithashtu në zonën e Anës së Malit e po ashtu në atë të Berdicës. Ndërkohë që sot polumbarët e RENEA-s së bashku me forcat e policisë kanë mbërritur sërish në këto vendngjarje për të rifilluar kërkimet për gjetjen e 3 trupave.

    Ashtu siç u raportua dhe ditën e djeshme, dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar sistematikisht ndaj 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, dyshohet se shtyu këta fundit të vetëmbyten duke u hedhur në ujërat e lumit Buna. Ishte një peshkatar i zonës që pikasi në ujërat e lumit trupin e pajetë të vajzës së madhe të famijes mbrëmjen së shtunës.

    E mitura vetëm 9 vjeç nuk kishte shenja dhune në trup, por pavarësisht kësaj ka dyshime se së bashku me të ëmën, motrën dhe vëllain e saj janë dhunuar nga i ati i tyre, Ergys Arrazi, çka i ka shtyrë ata drejt aktit fatal. Ky i fundit tashmë është arrestuar nga policia, e cila informon se 31-vjeçari rezulton person i dënuar më parë për kultivim kanabisi dhe i proceduar për dhunë në familje.

    Nga verifikimet e kryera, Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj, para se të ndërmerrnin aktin e vetëvrasjes ka takuar kunatën e saj, bashkëshorten e vëllait të Ergys Arrazit, të cilës nuk i ka shprehur asnjë shqetësim apo dhënë indicie se do kryente këtë akt.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është “i indinjuar” nga sulmet ajrore izraelite – në një kamp ku strehohen palestinezët e...
    Bota/Rajoni27 Maj 2024
    Izraeli do të ndalojë konsullatën spanjolle në Jerusalem të ofrojë shërbime konsullore për palestinezët nga 1 qershori, tha ministri i Jashtëm i...
    Bota/Rajoni27 Maj 2024
    Kryeministri kinez Li Qiang vlerësoi atë që ai e quajti një rifillim të marrëdhënieve me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ai këtë...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, e quan lajm të mirë avancimin e statutit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të...
    Lajme27 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në një postim në Facebook, shefja e...
    Kronika27 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vite burgim Urim Hyseni, i cili akuzohej për vrasjen e nënës së tij...
    Lajme27 Maj 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se pothuajse 80 për qind e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Kosovë janë...
    Lajme27 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues...
    Lajme27 Maj 2024
    Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.