×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri i Kinës përshëndet ‘fillimin e ri’ me Korenë e Jugut dhe Japoninë

    FrontOnline
    27 Maj 2024

    Kryeministri kinez Li Qiang vlerësoi atë që ai e quajti një rifillim të marrëdhënieve me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

    Ai këtë e bëri të hënën teksa takoi liderët e tyre për bisedimet e para tre-palëshe në katër vjet, duke rënë dakord për të ringjallur dialogun e tregtisë dhe sigurisë të penguar nga tensionet globale.

    Kryeministri kinez u takua me presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida në Seul me përpjekjet për të rigjallëruar negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë trepalëshe, të ngecura që nga viti 2019, në krye të axhendës.

    Ndërsa samiti u hap, Li tha se takimi ishte “një rifillim dhe një fillim i ri” dhe bëri thirrje për rifillimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit midis fuqive ekonomike të Azisë Lindore.

    Por që kjo të ndodhë, politika duhet të ndahet nga çështjet ekonomike dhe tregtare, shtoi ai, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund proteksionizmit dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit, raporton Reuters.

    “Për Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë, lidhjet tona të ngushta nuk do të ndryshojnë, fryma e bashkëpunimit e arritur përmes reagimit ndaj krizës nuk do të ndryshojë dhe misioni ynë për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin rajonal nuk do të ndryshojë”, tha Li.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Në zgjdhjet e ardhshme parlamentare Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij duket se do të garojnë me një force të re politike,...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koronavirusit rëndoi sidomos të rinjtë. Dhe...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Ka vdekur sot një turist nga Milano, i cili kishte ardhur në Lezhë për pushime. Policia ka bërë të ditur se dyshohet...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Kompania më e madhe në vend "Sharr Travel" ka reaguar ndaj deklaratës së një qytetarje kinse e njejta është mashtruar nga kjo...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka...
    Vip17 Qershor 2024
    Asdren Gjikolli, i njohur si “Gjiko” katër ditë më parë lansoi një projekt më ndryshe se ato që kishim parë më parë,...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Pasi Apeli la në fuqi vendimin, pra do të vijojë të jetë non grata në Britani të Madhe, Sali Berisha, tashmë nën...
    Lajme17 Qershor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për prokuror që kanë kaluar testin me shkrim. Ky proces po zhvillohet në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.