×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj, AAK: Deputetët e mazhorancës me kauza po mbrojnë aferat korruptive

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive.

    Kadrijaj për Front Online thotë se të vërtetën nuk po duan ta zbardhin.

    Bllokimi i Komisionit Hetimor sipas saj, asnjëherë s’ka ndodhur në historinë parlamentare.

    “Është një kauzë e mazhorancës që t’i mbrojnë të gjitha këto afera korruptive që po ndodhin. Nuk po dëshirojnë të zbardhët e vërteta dhe pretendimet për Martin Berishajn, rezervat shtetërore dhe të tjera. Asnjëherë në historinë parlamentare nuk ka ndodh të pengohen punimet e Komisioneve Hetimore. Për shkak të mos zbulimit të aferave po ndodh krejt kjo, sepse Komisionet Hetimore kanë të drejtë me ndjek rastin edhe tek organet e Prokurorisë në bazë të analizës dhe fakteve”, përfundoi Kadrijaj.

    Më 21 shtator të 2023-tes, 69 deputetë kanë votuar pro themelimit të Komisionit derisa gjashtë deputetë kanë abstenuar dhe vetëm një ka votuar kundër.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ia ka vazhduar mandatin Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore duke e hedhur poshtë kërkesën e adresuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i cili njëherësh ishte edhe kryesues i komisionit të cilit i ka skaduar mandati më 21.03.2024.

    Bllokimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare/ Opozita: VV-ja po tenton t’i mbrojë krimet financiare

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2024
    Sot, Kosova ka avancuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga anëtare vëzhguese në atë të asociuar. Me këtë rast, eksperti i sigurisë...
    Lajme27 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron të nevojshëm dhe jetike inteligjencën artificiale në biblioteka. Me këtë rast, Kurti përmendi shtrirjen e...
    Lajme27 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat në Papa Guinenë e Re si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ajo, me anë...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, e quan lajm të mirë avancimin e statutit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të...
    Lajme27 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në një postim në Facebook, shefja e...
    Kronika27 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vite burgim Urim Hyseni, i cili akuzohej për vrasjen e nënës së tij...
    Lajme27 Maj 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se pothuajse 80 për qind e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Kosovë janë...
    Lajme27 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues...
    Lajme27 Maj 2024
    Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.