×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i, EULEX-i e PK nesër me stërvitje të përbashkët, Ulutas: Demonstrojmë gatishmërinë për ta ruajtur stabilitetin rajonal

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo, të quajtur “Golden Sabre 2024″.

    Stërvitja do të nisë nesër.

    “Ky ushtrim do t’i testojë aftësinë tonë për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie. Ai do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e tij dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje”, njofton KFOR-i.

    “Golden Sabre 2024” është pasqyrim i bashkëpunimit dhe përkushtimit të gjatë të KFOR-it për ta mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve, thotë misioni maqeruajtës i NATO-s.

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas thotë se kjo stërvitje simbolizon përkushtimin e këtij misioni për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe do të demonstrojë gatishmërinë për ta ruajtur stabilitetin rajonal.

    “Kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për ta ruajtur stabilitetin rajonal. Ne presim përfundimin me sukses të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjithë të përfshirëve”, tha komandanti i KFOR-it.

    KFOR-i në fund thekson si zakonisht se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    “KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët veprojnë respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë”, thotë misioni paqeruajtës i NATO-s.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2024
    Profesori Bujar Dugolli e konsideron hap të rëndësishëm avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Dugolli tha se kalimi...
    Lajme27 Maj 2024
    sh-Kryediplomati i Kosovës e nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se mënyra se si u votua në OKB në lidhje me...
    Lajme27 Maj 2024
    Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2024
    Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Memli Krasniqin,...
    Bota/Rajoni27 Maj 2024
    Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, sot derisa u mbaj një mbledhje e Kuvendit Qendror të këtij...
    Lajme27 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”. Kryetari Konjufca...
    Lajme27 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard...
    Lajme27 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovë nëpërmjet një reagimi ka theksuar se “mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve dhe anëtarëve tjerë të...
    Lajme27 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që drejtoi veturën me shpejtësi prej 222 km/h dhe të njëjtin e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.