×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kufijtë prej sot të hapur, hyrja në Maqedoni pa detyrim për test dhe karantinë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Prej sot plotësisht hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore.

    Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi dhe ai “Shën Apostol Pavle” në Ohër.

    Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajte të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë të duarve.

    Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja sepse transmisioni lokal është rrezik më i madh. Vlerësimi është se hapja e kufijve me respektim të masave parandaluese (kontroll të vendosur në aeroportet dhe mënyra e anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet) e redukton në minimum rrezikun për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

    Me vendimin për hapje të plotë të kufijve të vendit shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund lirshëm të udhëtojnë jashtë kufijve pa detyrim për test negativ PCR për coronavirus dhe karantinë të detyruar 14 ditore gjatë kthimit në vend.

    Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së. Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku të këtij viti. Këtë vendim anëtaret e Unionit këto ditë dihet sërish ta shqyrtojnë për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me coronavirus në vendet e rajonit.

    Greqia, sipas paralajmërimeve të autoriteteve në Athinë, tani për tani mbetet në planin fillestar për hapjen e kufijve më 1 korrik, por edhe duke treguar se ky është një “plan që vazhdimisht po azhurnohet edhe në bashkëpunim me autoritete evropiane”.

    Sllovenia dhe Kroacia, megjithatë, paralajmëruan mundësi për ashpërsimin e regjimit kufitar dhe sërish kthim të detyrimit për karantinë dyjavore për personat të cilët vijnë nga Serbia, BeH-ja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova, duke pasur parasysh pasqyrën epidemiologjike në këto vende. Bullgaria, megjithatë, e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik për shkak të valës së re të të infektuarve me coronavirus.

    Në prag të hapjes së kufijve, me kërkesë të Shtabit Koordinues Kryesor të Krizës, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor mbrëmë mori vendim me të cilin anulohen të gjitha veprimet sipas vendimeve për periudhën prej 13 e deri më 25 qershor të këtij viti për personat nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe personat në karantinë shtetërore të cilët kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR të Covid-19./

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate. “Na vjen keq...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun. Kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe...
    Sport30 Prill 2024
    Borussia Dortmund do të përpiqet ta fitojë ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, sipas trajnerit Edin Terzic. Përballja e parë e gjysmëfinales...
    Lajme30 Prill 2024
    Republika Çeke ka sinjalizuar mbështetjen e saj për raundet e reja të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 20...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.