×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë biseduar lidhur me kandidaturën për kryetar të Maqedonisë së Veriut nga partitë shqiptare atje, ku sikundër tha ai, qenë dakorduar që të bëhet anketim, ku kandidati me më shumë përkrahje, të marrë mbështetjen edhe nga palët tjera.

    Osmani tha se në atë anketim ai kishte dalë i pari, derisa Taravari i treti ose i katërti.

    “Përkundër asaj se anketimi ishte fer, insistimi për të dalë me kandidaturë individuale, ja, u reflektua si rezultat real edhe në zgjedhje, por që dëmtoi mundësinë që, sigurisht, unë do të isha kandidat në balotazh me kundërkandidaten maqedone”, deklaroi ai në intervistën dhënë “RTKPrime”

    Tutje, Osmani tha se pala kundërshtare ka pranuar publikisht përkrahjen e partisë nacionaliste maqedone, ‘VMRO DPMNE’, duke përmendur edhe pozicionet shtetërore.

    Krejt kjo, sipas tij, me qëllim të frikësimit të shqiptarëve në votimet e 8 majit të shkaktojnë konfuzion tek votuesit shqiptarë.

    “Ata kanë provokuar një ndjenjë të nënçmimit të shqiptarëve, që nuk është bërë në dekadat e fundit”, deklaroi Osmani.

    Osmani shtoi se palës kundërshtare, maqedonase, nuk i intereson votimi nga pala shqiptare, por tek, siç u shpreh ai, ‘sejdo bajaramoviqat’ e ‘rrahman morinat’ që, pavarësisht votimeve të shqiptarëve, ata kanë përfaqësuesit të tillë.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Holanda nuk do t’i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha të martën një ministër i...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë është ministër i Jashtëm i saj, pritet të vizitojë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i bëri thirrje të martën Izraelit që të heqë kufizimet për ndihmat në Gaza, duke ndërprerë...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot...
    Lajme21 Maj 2024
    Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë për “Front Online” se asksioni që ndërmori Policia  për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës...
    Lajme21 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë në “X” deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i...
    Lajme21 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të policisë. Në rastin...
    Lajme21 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ua ka uruar Ditën e Pavarësisë popullit të Malit të Zi. Ajo ka bërë të ditur se për ndër...
    Lajme21 Maj 2024
    Edhe brenda grupit më të madh parlamentar (Lëvizjes Vetëvendosje) ka deputetë që nuk e përkrahin iniciativën e shpërndarjes së parakohshme të Kuvendit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.