×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama në Theth: “Paketa e Maleve” mbështetje e re për vendasit që duan të investojnë në tokën e të parëve

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona.

    Kjo paketë do t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre.

    Kryeministri Edi Rama u takua sot në Theth me drejtues bujtinash dhe agroturizmesh nga ku njoftoi edhe zhvillimin më të ri.

    “Kur them që Zoti e bëri Shqipërinë për telha ditën e dielë kur ishte pushim, kush nuk e beson duhet të vijë këtu në Theth të shohë se ku e ka vendosur pikën e parë kur e ka filluar pikturën nga maja deri poshtë, magji! Ja ku jam këtu sot me pararojën e Shqipërisë 2030, këtu në Theth. Tani jemi këtu me një duar shtrëngim solemn, që në 30 qershor këtu të gjithë do të kenë në dorë titullin e pronës së shumëpritur, që pasi i trashëguan nga stërgjyshërit, akoma nuk e kanë dot për arsye që janë të arsyeshme, por që prapë nuk duan t’i dëgjojnë më”, theksoi Rama.

    Kryeministri Rama u shpreh se “më 30 qershor, shtëpitë e stërgjyshërve, ato që janë ndërtuar më pas dhe janë në procese për t’u legalizuar do të kthehen në certifikata pronësie dhe ndërkohë do të jetë gati dhe “Paketa e Maleve”.

    “Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme“, tha kryeministri në bisedën me ta.

    Ndërkohë që më herët, kryeministri shpjegoi lidhur me paketën e re.

    “Paketa e re e mbështetjes për investimet në këto male, do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer e kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë, pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave dhe pa pasur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë, me një mbështetje të fuqishme, qoftë në aspektin e dhënies së lejeve për të rihapur shtëpitë  e të parëve për të ndërtuar agroturizme, për të fituar shumë më tepër se ç’fitojnë nga puna e lodhshme në shërbim të të tjerëve atje ku janë”, tha Rama.

    Kryeministri Rama u shpreh se “njëkohësisht për t’i dhënë mundësi ekonomisë që të fuqizohet edhe më shumë falë miliona e miliona turistëve që po mësyjnë në Shqipëri edhe më shumë këtë vit se 10 milionët e vitit të shkuar, që do të thotë shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër punë për të gjithë zinxhirin e prodhimeve të vendit e mbi të gjitha shumë më tepër krenari për Shqipërinë”.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një 73-vjeçar britanik ka vdekur nga një atak i dyshuar në zemër pas turbulencave në një fluturim Londër-Singapor. Dhjetëra të tjerë janë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë që t’i bashkohen ushtrisë, tha Kievi më 21 maj, pasi ligjvënësit vendosën që të lejonin disa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim për fizikanin rus, Anatoly Maslov, pasi ai u gjet fajtor për akuzën...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ujërat e mbledhur pas shiut të madh që ra atje janë shkarkuar dhe se tani gjendja...
    Sport21 Maj 2024
    Tifozët e Chelseat janë cilësuar si “të turpshëm” për një përleshje për të marrë fanellën e sulmuesit Nicolas Jackson. Dy tifozë u...
    Lajme21 Maj 2024
    I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë që t’i bashkohen ushtrisë, tha Kievi më 21 maj, pasi ligjvënësit vendosën që të lejonin disa...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për të përhapur dezinformata kundër aleatëve të Ukrainës. Në një intervistë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim për fizikanin rus, Anatoly Maslov, pasi ai u gjet fajtor për akuzën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.